Policia vret supremacistin e bardhë pas përplasjes me armë në Kaliforni

26/09/2020 19:27

Një supremacist i bardhë është vrarë gjatë përplasjes së armatosur me policët në Templeton, njoftuan autoritetet në Kaliforni.

Ato thanë se kishin tentuar të ndalonin 38 vjeçarin Christopher Michael Straub, pranë një varreze por ai kishte dalë nga mjeti i tij dhe ishte larguar me vrap drejt një varreze.

Ai më pas ishte fshehur dhe kishte tentuar të zinte në kurth oficerët duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Zv. sherifi  Richard Lehnhoff, u plagos në këmbë dhe u dërgua në spital. Ndërkohë Straub vazhdoi t’i shpëtonte oficerëve por u neutralizua kur tentoi të rikthehej te mjeti i tij.

Pas ngjarjes oficerët gjetën armë të shumta në automjetin e viktimës, duke përfshirë automatikë, pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe qindra fishekë.

Zyra e sherifit tha se Straub tha se ishte anëtar i njohur i një grupi supremacist të bardhë dhe se po hetohej para ngjarjes së të enjtes.

Straub “kishte një histori të konsiderueshme kriminale dhe ishte ndaluar 28 herë në Kaliforni” thuhej në njoftim.

FOTO GALERI
1/2
Një supremacist i bardhë është vrarë gjatë përplasjes së armatosur me policët në Kaliforni.

Top Channel