Pesticidet dëmtojnë prodhimin/ Në Panaja të Vlorës fermerët thonë se sezoni i rrushit nuk është i mbarë

27/09/2020 12:15

Pesticidet ne kulturën bujqësore ndihmojnë për cilësi dhe sasi ne prodhimet, por mesa duket jo gjithmonë ndodh kështu.

Sezoni i rrushit për fermerët e fshatit Panaja në Vlorë dukej i mbarë, por sipas fermerëve edhe pse spërkatja e rrushit sipas udhëzimit te pesticideve ka rrezikuar prodhimin te cilin e kanë burim jetese ne tokat e tyre. Mbi 200 familje ne këtë fshat jetojnë me vreshtari por për ta ky vit covidi ka patur edhe tjetër shqetësim.

Te zhgënjyer nga prodhimi i parë ata u detyruan te mos përdorin pesticide me tej për rrushin e shtator/tetorit.

Gjithë Zona e Panajasë ku njihet për toka qe prodhojnë rrush te mirë është ndeshur me problemin e pesticideve jo cilësore ose te skaduara qe këtë sezon i ka dëmtuar prodhimin.

Top Channel