OKB thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Tripoli

26/09/2020 20:25

OKB bëri sot thirrje për ndërprerje të menjëhershëm të armiqësive midis dy grupeve të armatosura në Tajoura, në lindje të kryeqytetit Tripoli, sipas një deklarate nga Misioni i Mbështetjes së Kombeve të Bashkuara në Libi (Manul).

“Manul bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive, duke u kujtuar të gjitha palëve detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha organizata në një deklaratë, raporton ATSh.

Përleshjet me armë të rënda shpërthyen të enjten në mbrëmje midis dy milicive besnike të Qeverisë së Unitetit Kombëtar (GNA), me qendër në Tripoli.

Shkaqet e dhunës mbeten të panjohura, por sipas burimeve lokale, përplasjet shpërthyen për mosmarrëveshjet midis udhëheqësve të dy grupeve të armatosura.

Top Channel