Ish kryeministri italian sërish pozitiv me Covid, ja gjendja e tij shëndetësore

27/09/2020 13:20

Ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka rezultuar pozitiv sërish për koronavirusin.

Berluskoni u shtrua në spital me një fazë të hershme pneumonie dy anëshe pasi rezultoi pozitiv për covid 19 më 3 shtator. 83 vjecari iu nënshtrua trajtimit për 10 ditë dhe doli nga spitali San Rafaele më 14 shtator. Sic raportohet, Berluskoni ashtu si edhe shumë pacientë të tjerë me covid po vazhdon të përballet me pasojat e sëmundjes, veçanërisht lodhje, e si pasojë mbetet në krevat. Në të njëjtën kohë, një kthim në spital i tij nuk është i nevojshëm për momentin – sipas një raporti.

Politikani do ti nënshtrohet një tjetër testi të hënën – shkruan Corriere Della Sera. Berluskoni është aktualisht në karantinë në vilën e tij pranë Milanos, bashkë me të dashurën, marta Frascina, që po ashtu ka rezultuar pozitive për covid 19. Politikani vazhdon të merret në distancë me aktivitetet e partisë së tij, forca italia dhe partisë evropiane popullore deputet i të cilës është ai në parlamentin evropian. Virologët e spitalit San Raffaele, thonë se Berluskoni nuk ka simptoma covid 19 që do të diktonin trajtim të mëtejshëm në spital. Berluskoni dhe e dashura e tij 30 vjecare, me shumë gjasa e morën virusin ndërsa ishin me pushime në ishullin në Mesdhe, Sardenjë, këtë verë.

Top Channel