“Karantina mund të çojë drejt vdekjes 75 mijë njerëz”, shkencëtarët publikojnë raportin rrëqethës dhe i dërgojnë porosi…

27/09/2020 09:57

Afro 75 mijë persona mund të humbin jetën nga sëmundjet që nuk kanë lidhje me koronavirusin, si rezultat i masave mbrojtëse siç është karantinimi, thuhet në dokumentin 188 faqësh të një grupi të shkencëtarëve britanikë.

Ata shpresojnë që kryeministri britanik Boris Johnson do të heqë dorë nga masat e reja mbrojtëse, që janë vënë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Dokumenti i prezantuar i grupit të shkencëtarëve këshillëdhënës për situata të jashtëzakonshme në qeverinë e Britanisë së Madhe, zbulon se 16 mijë njerëz kanë vdekur gjatë periudhës mars-prill për shkak të situatës kaotike të krijuar nëpër spitale dhe qendrat e kujdesit.

Parashikohet se do të humbin jetën edhe 26 mijë tjerë në vitin e ardhshëm, nëse qytetarët vazhdojnë të largohen nga spitalet.

Madje thuhet se edhe 32 mijë tjerë mund të vdesin gjatë pesë viteve të ardhshme për shkak të anulimit të ndërhyrjeve kirurgjikale, për mos diagnostifikim të kancerit dhe pasojat e recesionit në shëndetësi.

Gjatë kësaj kohe, numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në rreth 42 mijë. E në anën tjetër, masat kundër koronavirusit që janë vënë në Britani të Madhe në mars, kanë pasur edhe anën pozitive, thuhet ndër tjera në dokument.

Po të mos ishin ndërmarr hapat e nevojshëm dhe të mos veprohej kështu, numri i të vdekurve do të mund të kishte shkuar në 400 mijë, e kjo shifër do të shkonte në një milion nëse sistemi shëndetësor do të shkonte në kolaps.

Top Channel