Vajza e vokalistit të “Elita 5”, Elita zbulon këngën më të dobët të grupit legjendar dhe e ka një arsye pse!

26/09/2020 23:55

Në puntatën e parë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishin të ftuar vokalisti i Elita 5, Arif Ziberi dhe vajza e tij Elita, e cila mban emrin e grupit të famshëm.

Përpos performancës për t’u mbajtur mend që na dhuroi me të atin, Elita u vendos përpara një pyetje mjaft të sikletshme në sfidën “Ndaje ose haje”.

Elita duhet të trengonte se cila është sipas saj, kënga më e dobët e “Elita 5” dhe përgjigjja e saj ishte mjaft e sinqertë dhe menjëherë tregoi se kënga me e dobët është: ”Dua të vdes”, kjo pasi sipas Ziberit teksti i këngës “Dua të vdes gjersa jam i ri” nuk shkon.
“Çdo i ri duhet ta jetoj jetën”-u përgjigj artistja.

Top Channel