“Shiko Kush Luan”/ Nis sot spektakli që mban për autore Luana Vjollcën

26/09/2020 19:20

Fillon sonte në Top Channel Shiko Kush Luan” në sezonin e katërt. Me lojëra të reja dhe surpriza pa fund.

Argëtim, personazhe, lojë aktoriale e të gjitha elementët e një shoë me autore dhe moderatore Luana Vjollcën. Në mbrëmjen e parë do të ketë tetë të ftuar nga të gjitha trojet shqipfolëse.

Skuadrat do të jenë po dy. E kuqe dhe blu. Dhe kapitenët po ata, Florian Binaj dhe Rezart Veleshnja. Këtë vit shiko kush luan vjen me rubrika të ndryshme dhe me risi. Sipas autores Vjollca është rritur përgjegjësia sepse publiku e dashuron këtë program.

“Janë me miliona klikime edhe në youtube. Duke qenë se e kanë kërkuar pa fund ne kemi vendosur që të jemi deri në shkurt, çdo të shtunë mbrëma në orën 21:00”.

Top Channel