E diel, 26 Korrik 2020
22:56
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni kalon shifrën 10 mijë

Me 152 rastet e reja të të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit, numri i të prekurve me covid 19 arrin në 10.086.

22:51
Mustafa kërkon përkrahje ndaj qeverisë për procesin e dialogut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha të dielën përmes një postimi në Facebook se ka biseduar me Koordinatorin Shtetëror për dialog, Skender Hyseni rreth procesit të dialogut me Serbinë.

22:41
​Lazio shkatërron Veronën, Immobile me het-trik

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile bëri një hap të madh drejt fitores së golashënuesit më të mirë në Serie A, me tre gola në fitoren 5-1 (1-1) kundër Veronës, në raundin e 36-të të kampionatit të futbollit italian.

22:23
Florida tejkalon Nju Jorkun për nga numri i infeksioneve me COVID-19

Të dielën Florida u bë shteti i dytë pas Kalifornisë që tejkalon për nga numri i të infektuarve Nju Jorkun shtetin që u godit më rëndë nga pandemia në fillimin e shpërthimit të koronavirusit.

22:07
Nagavci për vrasjen në Kamenicë: Kemi lejuar institucione të kapura e cuba në pushtet

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka deklaruar se çdo rast i ri i dhunës është një alarm që kujton dështimin e institucioneve vendore në luftimin e dhunës familjare, si shkak i së cilës po shënohen edhe viktima në mesin e grave.

21:56
Meta kalon fundjavën në Sarandë, poston foton me Kryemadhin dhe fëmijët

Presidenti Ilir Meta fundjavën e sotme po e kalon në Sarandë. Ai ka vizituar kalanë e Lëkurësit së bashku me familjen e tij, Monika Kryemadhi, dy vajzat dhe djalin.

21:41
SHBA akuzon Rusinë se po teston armë për shkatërrimin e satelitëve në orbitën e Tokës

Komanda Hapësinore amerikane ka prova që Rusia kreu një provë jo destruktive të një arme antisatelitore me bazë në hapësirë.

21:36
Shumica e arinjve polarë mund të zhduken deri në vitin 2100

Shumica e arinjve polarë mund të zhduken nga Arktiku deri në vitin 2100 për shkak të ngrohjes globale, thuhet në një studim të ri. Shkencëtarët thonë se ulja “agresive” e çlirimit të gazrave ndotës është e nevojshme për të shpëtuar gjitarët nga zhdukja.

21:20
Greqi, përpjekje për bojkotimin e mallrave turke

Vendimi i Turqisë për të kthyer përsëri në xhami monumentin e lashtë të Hagia Sofias, është bërë shkak për kritika të ashpra midis Athinës dhe Ankarasë.

21:08
​SHBA dyfishon fondet për vaksinën anti-Covid-19

Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar investimet financiare në total prej afro 1 miliard dollarëve për të zhvilluar një vaksinë të mundshme antiCovid-19 të zhvilluar nga kompania Moderna dhe të hyjnë në fazën e fundit të provave klinike.

20:58
‘Holliwood’s Golden Age’/ Ndahet nga jeta në moshën 104-vjeçare aktorja e njohur

Olivia de Havilland, një nga yjet e fundit të mbetura nga ‘Holliwood’s Golden Age’ ka humbur jetën në moshën 104-vjeçare.

20:52
Vdekja e papritur e aktores së njohur Naya Rivera, ish-bashkëshorti bën dedikimin prekës

Vdekja e papritur e aktores së njohur Naya Rivera, shokoi jo vetëm familjarët, por mbarë opinionin publik. Kanë kaluar pak kohë që nga lajmi pikëllues dhe duket se në zemrat e të afërmve ka ende shumë trishtim e zbrazëti.

20:40
Hilda, fituesja e ‘She’s On Top’/ Spektakli do të jetë edhe në  sezonin e ri te e “Diell”

Hilda, është fituesja e She’s On Top.

20:11
Fushata ndryshe për universitetin/ Prezantimi online i platformave me kolegët, mungojnë takimet me studentët

Fushata zgjedhore ne universitete nuk po zhvillohet si më parë për shkak të pandemisë se covid-19.

20:07
Koncert në kishën e Maligradit/ Pandemia zhvendos festivalin e muzikës internacionale në Prespë

COVID-19 vazhdon të ndryshojë organizimet artistike. Mik Festival, festivali i muzikës internacionale ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e tjera është zhvendosur, nga Korça ne ishullin e Maligradit në Prespë.

19:56
Shpendët e rrallë në Drino/ Gjirokastër, të kërcënuar nga strukturat e energjisë elektrike

Disa grupe ornitologësh shqiptarë përfshi edhe një grup të rinjsh vullnetarë janë duke studiuar rreziqet që krijojnë strukturat e energjisë elektrike në luginën e Drinos në Gjirokastër.

19:50
Një ditë në det me Viktorin/ Prej 20 vjetësh hedh rrjetat e peshkut, por nuk lë pas dore edhe tokën 

Sapo dita fillon te zbardhe, Viktor Kocaj  del në det dhe mbledh rrjetat e peshkut te cilat i ka hedhur në det një natë më parë.

19:38
Rastet me Covid-19 në plazh/ Mjekët në qendrat shëndetësore verore: Pacientët të vijnë me maskë

Në fundjavë, plazhet e Gjirit të Lalëzit mbushen plot me pushues dhe qendra verore shëndetësore është në dispozicion të çdo shqetësimi, por këtë sezon përparësi ka protokolli i sigurisë anti-covid19 dhe kufizimi i përhapjes së infeksionit nga SARS-CoV-2.

19:35
Aksident me një viktimë në Komoran

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti rrugor në Komoran.

19:23
4 viktima dhe 126 raste të reja/ 112 pacientë në dy spitalet Covid, 19 në terapi intensive dhe 7 të intubuar

Katër pacientë nuk e fituan betejën me koaronavirusin në 24 orët e fundit ne vend, ndërsa ministria e shëndetësisë konfirmoi 126 raste të reja.

19:18
Po vjen i nxehti afrikan/ Muaji gusht do të jetë përvëlues në të gjithë Europën

Jo vetëm korriku do mbyllet i nxehtë, por edhe gushti do të hyjë përvëlues. Periudhën, nga 23 korriku – 23 gusht, gjermanët e quajnë “Hundstage”, që do të thotë “Ditët e qenit”.

19:08
Dasmat, live edhe në facebook / Shqiptarët nuk heqin dorë dhe nuk refuzojnë ftesat në kohë pandemie

Në këtë klimë pandemie, dasmat ndalohen, në bazë të një Akti Normativ.

19:01
Basha: Qeveria urgjentisht masa, të sigurojë vaksinën e gripit falas

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha me anë të një postimi në Facebook i ka bërë thirrje, qeverisë që të marrë masa dhe të sigurojë vaksinimin kundër gripit falas.

18:45
Avionë privatë dhe jahte luksoze, brenda jetës magjepsëse të rusëve të pasur të Londrës (FOTO)

Në vitet nëntëdhjetë, shumë manjatë të biznesit rus u zhvendosën në Mbretërinë e bashkuar, pasi Bashkimi Sovjetik u rrëzua në 1991-n.

18:34
Bilanci i COVID-19: Mbi 64 mijë të vdekur në botë

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 645.715 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

18:26
Sekretari i Financave: Qytetarët amerikanë do të marrin nga 1 mijë e 200 dollarë në gusht

Sekretari i Financave i SHBA-së Steven Mnuchin tha se republikanët janë të gatshëm, në mes të epidemisë së koronavirusit, të realizojnë paketën e ardhshme të ndihmës të hënën dhe se ata kanë marrë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

18:15
Atleti vrapon 350 kilometra për gjyshen e prekur me COVID-19

Në këtë kohë pandemie, një banor i kryeqytetit amerikan po sfidon veten me një garë të gjatë vrapimi prej 350 kilometrash. Materiali në vazhdin na tregon se nuk është vetëm monotonia e shkaktuar nga koronavirusi arsyeja që e shtyu këtë atlet drejt kësaj sfide.

17:50
Kina forcon praninë policore jashtë konsullatës amerikane në Chengdu

Të dielën jashtë konsullatës amerikane në qytetin Chengdu të Kinës, u vu re një prani e madhe e forcave të sigurisë ndërsa stafi amerikan përgatitej të largohej nga godina. Në ndërtesë u panë të hynin tre kamionë ndërsa policia qëndronte e rreshtuan të dy anët e rrugës ku ishin vendosur pengesa metalike.

17:36
Bizneset e vogla në Nju Jork luftojnë për të mbijetuar

Ndërsa bizneset në qytetin e Nju Jorkut rihapen pas mbylljes nga COVID-19, pronarët duhet të balancojnë sigurinë e stafit dhe të klientëve me ndjenjat e tyre të gëzimit të fillimit të punës dhe ankthit për të ardhmen.

17:24
Veseli me fjalim emocionues në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçi në dyvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

17:16
Mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Rumani

Në Rumani, koronavirusi u konfirmua në 1.120 persona të tjerë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 44.798.

17:04
Ekskluzive/ Ledri Vula flet për shtatzaninë e Sarës dhe gjininë e bebit në “E Diell”

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ledri Vula, ishte i ftuar në emisionin “E Diell” ku ka zbuluar ekskluzivisht, se së shpejti do të bëhet baba.

16:53
Tyson konsumon kanabis dhe nënshkruan rikthimin në ring

Tani dihet patjetër – legjenda legjendare Mike Tyson do të boksojë.

16:44
Lezhë/ Mbytet një 12-vjeçar në plazhin e Tales

LEZHË- Një 12-vjeçar është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë. Mësohet se 12-vjeçari ishte banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.

16:39
Aksident i rëndë në Lezhë, turisti çek përfundon me gjithë motor në kanal

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kreshtës në qytetin e Lezhës.

16:31
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë pasditen e sotme. Sipas EMSC tërmeti ka qenë me një magnitudë 4.0 i shkallës Rihter.

16:19
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 126 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit

Katër persona të tjerë nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

16:07
65 raste të reja me COVID-19 në Kroaci, tre të vdekur

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 65 raste të reja të infeksionit me virusin SARS-CoV-2, dhe tre persona vdiqën, njoftoi Shtabi i Krizave i Kroacisë.

16:05
​Edhe 4 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Bazuar në analizat e testeve për COVID-19, të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga Komuna e Malishevës 4 persona kanë rezultuar pozitivë.

15:50
​Johnson plan në kuadër të luftës kundër mbipeshës

Kryeministri britanik Boris Johnson po përgatitet të njoftojë të hënën një plan të madh për të luftuar kundër mbipeshës në Britaninë e Madhe, pas një studimi mbi obezitetin si një faktor rënduar i koronavirusit të ri.

15:44
​Çokollata ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

Çokollata, përveç që e bën një person të lumtur, është gjithashtu shumë e dobishme për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar shkencëtarët amerikanë.

15:38
Mbi 10 mijë të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 10 mijë të infektuar me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, që nga paraqitja e rastit të parë më 27 shkurt të këtij viti.

15:32
Familja Fejzullahu merr pasaportën shqiptare

Familja e këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahu, javën e kaluar kanë udhëtuar drejt Shqipërisë.

15:28
“Kërcasin” gjobat nga Durrësi në Sarandë, 1 milion lekë për tre administratorë të tjerë lokalesh

Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e tre lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

15:14
Sërish rekord në Kosovë/ 220 raste të reja me COVID-19, 8 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.

15:09
Lumturia e mbetur në gjysmë! Dje iu shërua i ati nga covid-19, sot sopranoja nga Kosova doli vetë e prekur

Sopranoja, Arta Jashari me anë të një shkrimi ka rrëfyer për betejën që babai i saj pati me Covid-19. Kanë qenë të shpeshta postimet e saj për rrugëtimin e të atit të saj deri në shërimin e tij ditën e djeshme. Por gëzimi i saj ka mbetur përgjysmë, pasi sot ajo njofton se ka rezultuar vetë e infektuar.

14:58
Pas Luginës së Preshevës, bashkojnë forcat për zgjedhje edhe shqiptarët e Malit të Zi!

Pas Luginës së Preshevës, edhe shqiptarët e Malit të Zi po mendojnë bashkimin në zgjedhjet parlamentare që vendi i vogël fqinj planifikon të mbajë në 30 gusht.

14:39
Aksionet në kompaninë “Logal”/ Shkëlzen Berisha nuk i ka deklaruar në ILDKPKI. Pas 1.8 mln euro, zbulohet borxhi tjetër

Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nuk ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive aksionet në kompaninë ‘Logal’ sh.p.k.

14:27
Kosovë/ Vdes 32 vjeçari me covid nga Peja

Drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë njoftuan vdekjen e një pacienti të moshës 32 vjecare i cili siç thuhet se ka pasur edhe sëmundje.

14:15
Vrasja e mbështetësit me ngjyrë të Trumpit, kërkohet hetim!

Vrasja e një përkrahësi me ngjyrë të Donald Trumpit në Milwaukee ka shtyrë republikanët e ketij shteti të bëjnë thirrje për një hetim federal.

14:09
Veliaj: Brenda nëntorit përfundojmë shtëpitë individuale, vazhdojmë kompensimet për dëmet më të vogla

Puna për rindërtimin e shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti po ecën me shpejtësi, në mënyrë që të jenë gati në nëntor, e mandej t’i lënë radhën fillimit të punës për pallatet e reja. Nga Farka e Vogël, ku inspektoi hapjen e themeleve për tre shtëpi të reja për familjet e Ilir Qepës, Gëzim Kodrës dhe Indrit Plakut, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se puna do të vazhdojë edhe gjatë verës, për të mbajtur premtimin e dhënë.

14:05
Pamjet/ Automjeti merr flakë, shkrumbohet totalisht

Një automjet ka marrë flakë në afërsi të fshatit Shtyllas në bypass-in e Fierit.

14:00
PD pas reagimit të Gjiknurit: Rama në koalicion me krimin e organizuar

Menjëherë pas një statusi të Damian Gjiknurit që fliste për sfidat e listave të hapura ka reaguar PD.

13:57
2 vite pa Adem Demaçin, Cakaj: Nuk mund të krahasohet me askënd!

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook ka përkujtuar Adem Demaçin, në dy vjetorin e ndarjes nga jeta.

13:47
Ndodh në Patos/ Hyn në shtëpinë e ish-bashkëshortes, e dhunon dhe e hedh nga kati i dytë, arrestohet 47-vjeçari

47-vjeçari S. Rr banues në Kurian, Roskovec është arrestuar nga policia e Fierit.

13:37
Vuçiç: Nëse nuk i tërhiqet vërejtja Kosovës, do të vazhdojmë me fushatën për mosnjohje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, se lobimi për njohjen e Kosovës nuk është pezulluar, duke thënë se ai do të pres për të parë se cila do të jetë organizata e parë ndërkombëtare ku do të aplikojë Kosova për anëtarësim dhe a do ta njeh dikush pavarësinë e Kosovës.

13:30
“Patët Dua Lipën kopertinë, aplikacionet tuaja i përdorim masivisht”/ Vjosa Osmani për Apple: Kosova, pjesë e botës suaj! Futeni në hartë

“Vendosni Kosovën në hartë” është fushata që ka nisur online ndaj kompanisë Apple.

13:13
“Mund të na ndryshojë ADN-ja” / BBC: Pohime të rreme për vaksinën

Një lëvizje kundër vaksinave ka marrë hov në internet e jo vetëm, por një pjesë e pretendimeve të mbështetësve të saj janë hedhur poshtë si të rreme e çorientuese.

12:59
Gjiknuri: Sfidat pas hapjes së listave

Pas dakordësisë të arritur mes palëve politike për hapjen e listave, Damian Gjiknuri në një status të gjatë në facebook ka folur për sfidat që vinë pas këtij hapi.

12:54
​Haradinaj: Në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial ra heroikisht Enver Zymeri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në nëntë vjetorin e rënies së heroit Enver Zymberaj, ka thënë se duke kujtuar Enverin, nderojnë kontributin e të gjithë policëve që falë profesionalizmit të tyre, Kosova është vend i sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

12:44
Karantinë për Champions/ City-Real do të luhet në një fushë neutrale

Koronavirus rikthehet si kërcënim për turneun më prestigjioz të futbollit të klubeve, e në veçanti për sfidën mes Mancester Siti dhe realit të Madrid, kthim i 1/8 të finaleve të Champions i programuar në 7 Gusht.

12:32
Kodi i ri Zgjedhor, ja 7 ligjet që ndryshojnë

Produkti i këshillit politik në funksion të marrëveshjes së 5 qershorit dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR konsistonte ne:

12:22
Gërryente shtratin e lumit Shkumbin, procedohet penalisht shtetasi që kishte në përdorim mjetet e rënda

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerrë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.

12:19
Nëse shalqiri ka nitrat/ Prova që të gjithë mund ta bëjmë në shtëpi

Shalqiri është fruti i pandashëm në tryezë gjate stinës së verës.

12:05
Distancimi social, bien shitjet e deodorantëve!!

Në kohën e Covid, njerëzit po dalin më pak e po kalojnë më shumë kohë në shtëpi, dhe kjo do të thotë se njerëzit nuk kanë nevojë të hedhin aq shpesh deodorant!

11:59
Virologia kineze “Bat Woman”: Virusi nuk doli nga Wuhani, Trump të na kërkojë ndjesë!

Shi Zhengli, virologia 56 vjeçare kineze me doktoraturë në universitetin e Montpellier në Francë, studiuese e njohur sidomos për kërkimet mbi lakuriqët e natës e që tashmë është bërë e famshme në mbarë botën, pretendon se virusi nuk ka dalë nga qyteti i Wuhanit, as nga laboratori, e as nga tregu.

11:50
Dy viktima nga tërmeti te ndërtesa e ndërhyrë pa leje, arrestohet pronari i një lokali në Durrës

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar pronarin e lokalit “Barons”, Artur Terziu i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

11:50
“Paaftësia e qeverisë Rama është vrastare”, Basha për biznesin e vogël: Punësojnë 70% të shqiptarëve, por po falimentojnë

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se paaftësia e qeverisë Rama ka bërë që shumë biznese të vogla të ulin qepenat dhe të falimentojnë.

11:45
Votohet më i miri/ Hysaj, vjen goli i parë në Serie A

Vendosni bashkë golin e parë në serinë A të një futbollisti që di të bëjë gjithçka në fushë përveçse të shënojë, i dhe 4 rrjeta të anuluara ndaj një ekipi për shkak të sistemit të videoarbitrimit.

11:26
Festimet e tepruara! Zenit fiton kupën… dhe pas e thyen (foto)

Pas një sezoni fantastik të cilin e mbylli plot klas, Zeniti i Shën Petersburgut e përmirësoi bilancin e trofeve në muzeun e klubit. Por për të vendosur kupën e fundit, do të ketë nevojë për meremetime.

11:18
Pamjet dhe detaje të reja/ Jo vetëm lokali, edhe një apartament u shkrumbua plotësisht nga zjarri në Tiranë

Një lokal është djegur plotësisht në rrugën”Mine Peza” në kryeqytet.

11:10
Juventusi synon të fitojë sot titullin e nëntë radhazi në Serie A

Juventusi luan sot (e diel) në shtëpi ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A në 21 e 45.

11:04
Hija e gjatë e terrorit: Franca dhe islamizmi

Para 25 vitesh një seri atentatesh islamiste tronditi Francën. Dorasit u bënë frymëzues për gjenerata pasuese terroristësh në këtë vend. Gjurmët e atentatorëve të çojnë në zonat e varfra franceze, Banlieue.

10:59
​96 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

Azem Bejtë Galica ka lindur më 10 dhjetor 1889 dhe ndërroi jetw më 26 korrik të vitit 1924, nga plagët e marra në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës.

10:56
Nuk ka dasma në kohë pandemie! Gjobë 1 milion lekë për dy administratorët e lokaleve

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorët e dy lokaleve, pasi u konstatua se kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

10:42
Vazhdojnë protestat masive anti-qeveritare në Rusi

Mijëra protestues u mblodhën të shtunën në rrugët e qytetit lindor Khabarovsk të Rusisë, në fundjavën e tretë me radhë, për të shfaqur pakënaqësinë ndaj largimit nga puna të guvernatorit Sergei Furgal.

10:33
Iu shmangën ndjekjes së policisë për të ardhur në Tiranë/ Përplaset makina, 4 shtetas sirianë të plagosur

4 shtetas sirianë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Zvezdë-Podgorie.

10:25
Apeli i Manastirliut: Ligj, mbajtja e maskave! Merrni përgjegjësi që të ndihmoni sistemin shëndetësor

Teksa mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një apel.

10:21
Pamjet/ Aksident i rëndë tek “Kthesa e Levanit”, makina bëhet copë pasi tenton të shmangë autobusin

Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier – Levan në vendin e quajtur “kthesa e Levanit”.

10:16
Kërkohej që nga shkurti, blutë e Shkodrës arrestojnë 26 vjeçarin (akuzat)

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar të shpallur në kërkim në shkurt 2020.

10:06
Foto/ Digjen dy lokale në Tiranë në orët e para të mëngjesit, detajet

Një lokal është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht në rrugën”Mine Peza” në kryeqytet.

09:47
Greg Rama poston foto e ëmbël me Zahon

Djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho, mbushi dje 6-vjeç.

09:40
Të dehur dhe pa leje drejtimi, 2 në pranga në Durrës

Dy shtetas janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kapën pa leje drejtimi dhe të dehur.

09:37
Koreja e Veriut raporton rastin e parë të dyshuar me Covid-19

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mblodhi një takim urgjent pasi rasti i parë i dyshuar në vend me Covid-19 u raportua, njoftoi Agjensia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

09:29
Historia e suksesit/ Të martuar prej 46 vitesh, kanë kapërcyer së bashku Covid-19, kancerin dhe kimioterapinë

Një çift nga Teksasi që janë të martuar prej 46 vitesh, të dy i kanë mbijetuar Covid-19, ndërsa gruaja luftoi kundër kancerit.

09:11
Divorc, një fejesë, e më pas u bë me djalë dhe në fund i shpëtoi vdekjes. “Mbreti i botës” duket i plakur

U mbush një vit që kryeministri britanik, Boris Johnson është në post, një vit i shoqëruar nga dështime dhe gabime. Duket se Boris Johnsonit asgjë nuk po i ecën mbarë, shkruan Birgit Maaß.

09:04
Shtohen infektimet në Gjermani: Testim me detyrim për pushuesit e kthyer?

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn po verifikon mundësinë e testeve të detyruara të Coronës për pushuesit që kthehen nga zonat e rrezikuara. Ndërkohë flitet se vala e dytë e Coronës është realitet në Gjermani.

08:55
Erdoğan: Turqia zhgënjeu ata që e prisnin që të përulej

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se Turqia nuk synon territorin dhe burimet natyrore të askujt, por nuk lejon që askush t’i cenojë interesat e saj.

08:38
SHBA/ Pas Covid-19, Teksasi goditet nga uragani Hanna

Uragani Hanna ka goditur Teksasin, në një moment ku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të rritet.

08:22
Video/ Me shpejtësi deri në 164 km/h, policia ndëshkon ‘rebelët’

Vazhdojnë kontrollet e policisë me radar ne rrugët kryesore të vendit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugën Tiranë-Durrës dhe në Sauk-Tiranë, policia ka evidentuar raste ku drejtuesit e mjeteve ecnin me shpejtësi skëterrë, ndërkohë që u pezulluan 18 leje drejtimi.

07:55
Lajm i mirë për shqiptarët/ Greqia shtyn deri më 31 dhjetor lejen e posaçme për punonjësit sezonal

Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal kanë mësuar burime për Top Channel në Athinë.

07:37
Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:07
Pandemia Covid-19, në Britaninë e Madhe rritet kostoja e shërbimeve funerale

Familjet britanike po përballen me një shtim të pagesës për funeralet, rritja e cmimit të të cilave ka krijuar një surplus prej 55 milionë paundë nga kremimi dhe ceremonitë e varrimit në mbarë vendin krahasuar me vitin 2019! Shkak i kësaj rritjeje domethënëse këtë vit është bërë bilanci i vdekjeve nga Covid 19.

06:48
E habitshme në Marok, 2 të rinj përfundojnë në burg se kopjuan në provimet shtetërore

Dënime të ashpra parashikohen në Marok për ata që kopjojnë në provimet shtetërore.

06:17
Sërish viza gjermane për ata me kontratë pune, por edhe pengesa

Shumë vetë presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si qëndron puna aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? Dhe a po e ndryshon kriza e Coronës nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore nga jashtë?

05:50
Foto/ Mijëra hungarezë protestojnë për lirinë e shtypit

Mediumi më i madh i pavarur i Hungarisë, “Index” rrezikohet. Kritikët i tremben vënies së nën kontroll nga qeveria e Orbanit të portalit online. Mijëra vetë dolën në Budapest të protestojnë.

05:15
Zbuloni çfarë ndodh me trupin nëse përdorni njëkohësisht aspirinë dhe ibuprofen

Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe as nga ekspertët për shkak të efekteve anësore. I tillë është rasti i ilaçeve kundër dhimbjes siç janë aspirina dhe ibuprofeni. Sipas të gjitha të dhënave, këshilla më e përhapur e mjekëve është që këto dy ilaçe dhe të ngjashme me to të merren me alternime dhe jo në të njëjtën kohë.

04:42
Rekomandimi, një lugë uthull molle para gjumit për shëndet të mirë

Lajmi se uthulla është e shkëlqyer për shëndetin ka marrë dhenë, por ky produkt të befason çdo ditë. Kur vjen puna tek uthulla, ka gjithmonë një dilemë e cila ka të bëjë kryesisht me kohën kur uthulla duhet pirë. Shumë njerëz rekomandojnë pirjen e uthullës në mëngjes, mundësisht me stomak bosh. Të tjerë, betohen për të mirat që vijnë nëse uthulla pihet në mbrëmje.

04:19
Zbuloni arsyet pse duhet të konsumoni rrush për shëndetin e zemrës

Rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut. Rrushi është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni vetes këto ditë. Prodhimi shqiptar i këtij fruti madhështor gjendet në të gjitha tregjet e vendit. Për sa kohë është frut i sezonit, ju duhet medoemos ta përdorni çdo ditë. Pse? Sepse rrushi konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm. Ai është një burim i shkëlqyer vitaminash, mineralesh, fibrash dhe acidesh yndyrore. Në larminë e këtij fruti, ekspertët mjekësorë janë të bindur që duhet të konsumoni çdo ditë një bistak rrush.

03:51
Lëngu i qepës së kuqe/ Kura natyrale për stomakun dhe alergjitë

Lëngjet e frutave dhe perimeve janë plot vlera dhe përfitime shëndetësore. Por kur mendon për lëngun e perimeve, qepa e kuqe është e fundit që na vjen ndërmend, sepse supozohet që lëngu i saj të ketë një aromë të fortë. Megjithatë, ky lëng është shumë i pasur në vlera ushqimore.