Një 37-vjeçar serb dhe një 43-vjeçar boshnjak  janë arrestuar dhe dënuar para një gjykate në Varese të Italisë, me tre vite e katër muaj burg, për grabitjen e një dyqani “Gucci”.

Dënimi i tyre, sipas mediave të huaja, erdhi pasi ata vodhën mallra me vlerë rreth 200,000 euro për vetëm katër minuta. Siç bëhet e ditur, grabitja ndodhi në 11 nëntor të vitit 2019, në qytetin Pieve del Cairo në rajonin e Lombardisë.

Gjashtë muaj më parë, karabinierët arritën të arrestonin një serb dhe një boshnjak, me banim në Milano, të cilët dyshohen të jenë drejtuesit e një bande prej katër personash që grabitën një butik. Ndërkohë, siç kanë raportuar mediat e huaja, të dy kanë pranuar përgjegjësinë.

Dhe janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që tregojnë grabitësit që “fluturojnë” nëpër dritare të një butiku dhe më pas fillojnë grabitjen.

Top Channel