“Ftesë në 5″/ 9 muaj nëpër hotele, këngëtarja tregon eksperiencën 48 orëshe vetëm në dhomë

19/10/2020 20:44

Këngëtarja Ermiona Lekbello rrëfeu para Bieta Sulos në “Ftesë në 5”, se ka nëntë muaj që jeton në hotel.

Kjo pasi pandemia e koronavirusit ia dogji letrat italiane dhe u detyrua që të mos të udhëtonte në vendin fqinj. Këngëtarja tha se duhet të bëhen këto sakrifica, ndërsa tregoi dhe një episod gjatë qëndrimit në hotel. Ermiona rrëfeu se kishte 2 ditë pa dalë nga dhoma dhe recepsionistja e hotelit u bë merak për shëndetin e saj.

“Korona më ka bllokuar që të mos iki në Itali. Unë i kam pasur letrat, por neglizhenca, nuk shkova në kohë të rinovoja. Nga marsi deri në momentet që flas me ty jam nëpër hotele. Kam nëntë muaj që jetoj në hotel. Faturat mi paguan kompania ime, harxhimet e tjera janë të mia bëj shpenzime. Jam gjithmonë me katër pesë valixhe. Më shkoi jeta me valixhe i them mamit. Më ka marrë malli për vajzën, vetëm që kur të kthehem në Itali do të qëndroj në karantinë. Qëndrova dy ditë pa dalë fare nga dhoma, më telefonoi recepsionistja dhe më tha a ke gjë”, u shpreh Ermiona.

Top Channel