Koka-Tabakut: Dole fole dhe një ditë në Vlorë por pastaj u tërhoqe, ish-Deputetja: Më ngatërron

19/10/2020 22:51

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi betejën politike që ka nisur mes mazhorancës dhe opozitës për inceneratorët.

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka iu drejtua ish-deputetes demokrate, Jorida Tabakut, ku it ha se përse në një dalje televizive foli për një landfill në Vlorë dhe të nesërmen nuk foli më për atë gjë. Ndërkohë Tabaku u shpreh se e ka ngatërruar, pasi ajo ka tre vite rresht që drejton pyetje në lidhje me këtë çështje dhe sipas saj deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Lefter Koka: Në Shqipëri krahas këtyre tre impjanteve, po ndërtohet edhe në dy qytete të tjera. Ju ndoqa një ditë në ekran dhe për habit ë nesërmen nuk iu ndoqa më. Qeveria shqiptare është mëkatare për këto tre veprat, por atë që fole dhe një ditë më pas pushove.

Jorida Tabaku: Për cilën bëhet fjalë sepse unë deri tani sa kam folur nuk kam pushuar kurrë për asnjë çështje.

Lefter Koka: Leri këto të treja, por për një të katërt që dole dhe fole, përse nuk e thua më. Doli dhe për në Vlorë kjo por të nesërmen nuk doli më. Po ndërtohet një landfill në Vlorë.

Jorida Tabaku: Është hera e parë zoti koka keni dëgjuar dikë tjetër. Unë në fakt doja t’i ktheheshim pyetjes i kam bërë tani kam tre vite që bëj pyetje dhe akoma nuk kam marrë asnjë përgjigje nga ju. I kam dërguar regjisë një dokument, juve sapo thatë ishte një kompani prestigjioze ndërkombëtare, me qindra oferta të pa kërkuara vijnë në ministri, pasi ka shumë kërkesa për intercenim. Por ka pasur  vetëm tre oferta të pa kërkuara, Elbasani, Tirana, Fieri. Vetëm këto të tjera, asgjë tjetër, e të treja janë miratuar. Çështja në thelb është aq korrputive.

Top Channel