“Në këto 2-3 muaj s’ka për të qenë e lehtë”/ Mbajtja e maskës, Manastirliu: Ky është normaliteti i ri

20/10/2020 11:11

E gjendur përballë një rrjeti inspektorësh antiCovid, të cilët do të jenë në krye të detyrës në rrugë e në mjedise të mbyllura, për zbatimin e masave nga qytetarët dhe bizneset, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu u ndal disa herë gjatë fjalës së saj te rëndësia e ndërgjegjësimit të popullatës, sa i takon mbajtjes së maskës dhe respektimit të rregullave të higjienës.

“Nëse krahasohemi me vendet e rajonit apo ato evropiane, numrat flasin për një rritje të qëndrueshme, por të krahasuar me disa javë më parë ka ardhur si pasojë e rihapjes së shkollave, vendosja e hapjeve të bareve, restoranteve në ambientet e mbyllura dhe periudha vjeshtë-dimër. Shumë vende në Evropë, botë e rajon kanë filluar vendosjen e masave agresive jo duke vajtur në mbyllje totale, por duke marrë masa për të kufizuar lëvizjen, duke vendosur maskën si një detyrim kudo jashtë shtëpisë, shoqëruar me masa administrative, me gjoba shumë të larta. Ne kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte, por është një rrugë e drejtuar nga një komitet ekspertësh; do na sjellë një ulje të numrit të infektimeve, e cila do të arrihet vetëm nëse do të zbatojmë rregullat e thjeshta. Mbajtja e maskës kudo në ambientet jashtë shtëpisë është vendosur prej një jave dhe vihet re që qytetarët po e zbatojnë këtë masë, edhe pse ka mes tyre që refuzojnë që ta bëjnë pjesë të rutinës së tyre dhe nevojitet akoma më shumë ndërgjegjësim për të zbatuar këtë rregull, për të ditur se si vendoset, sepse është mjeti më efikas dhe ka sjellë në ato vende ku është përdorur një reduktim të përhapjes së infektisonit shoqëruar me distancën dhe masat e higjienës”, tha Manastirliu.

Më tej shtoi:

“Jemi 24 orë në punë, jemi në këmbë për t’iu përgjigjur çdo nevojë të çdo qytetari, kemi përgatitur kapacitetet për të përballur vjeshtë-dimrin, këto 2-3 muaj s’ka për të qenë e lehtë, pritet rritje e numrit të të infektuarve, të shtohen raste për kujdes spitalor dhe gjithashtu do të kemi nevojë që t’u përgjigjemi këtyre rasteve me më shumë testime, hetim, izolim, me më shumë kapacitete spitalore dhe aktualisht kemi rreth 25% të kapaciteteve të dy spitaleve aktuale të lira, përfshijmë në skenaret tona edhe spitalet rajonale, për sado të rrisim kapacitetet tona është një nevojë që është emergjente dhe që s’duhet të humbin asnjë moment dhe ka të bëjë me ndërgjegjësimin e çdo qytetari për të zbatuar rregullat e thjeshta… ajo që mund të bëni si taks forcë antiCovid s’mund ta bëjë asnjë strukturë edhe nëse do kishim vendosur që një polic të ruante një qytetar, jo vetëm që s’mund të bëhet, por ajo që mund të bëhet përmes këshillimit, marrëdhënia inspektor-qytetar, inspektorët që kujdesen realisht nëse dikush e ka vënë maskën keq ose jo”.

“Ky është normaliteti i ri, gjithë bota është duke jetuar me rregulla. Besoj që puna që kjo task forcë, të cilën duhet edhe ta falenderoj se përgjatë këtyre muajve ka realizuar më shumë se 200 mijë kontrolle. Sot ne e dimë ku janë vendet e rrezikut, bota e ka nxjerrë me ligj, ligji britanik thotë që jo më shumë se 6 veta së bashku, në Belgjikë nuk lejohen më shumë se 4 vetë, ndërkohë që te blloku turma pa fund, grumbullime të rinjsh, që duhen ndërgjegjësuar për të shmangur një rrezik. janë gjëra të thjeshta, s’ka pse të flasim me fjalë të mëdha. Vendosja e maskës ashtu siç duhet, kudo, ul ndjeshëm rrezikun e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm, pavarësisht kësaj, pavarësisht punës që do bëni në terren dhe punës voluminoze që ka filluar të bëjë Policia e Shtetit dhe Bashkiake do vijojmë të përgatitemi me sa mundemi që kapacitetet tona të kenë mundësi të përballojnë flukset, por nuk do të donim asnjë mbyllje të dytë, kufizime drastike apo mbingarkesën e shëndetit shëndetësor, pasi lë pa trajtim gratë që trajtohen nga kanceri i gjirit, lë pa operuar ata që planifikojnë të operohen nga patologji malinje, mbingarkesa vendos në një presion mjekët, infermierët… Ata janë aseti ynë më i çmuar, s’duhet ta çojmë dëm punën e tyre .. janë një armatë e madhe njerëzisht që puinojnë për ne, të mbështetur nga qeveria. Nuk mundemi dot ta vendsim sistemin në një pozicion të tillë që ai të mbingarkohet në atë masë që të ofrojë vetëm shërbime për cCvid-in. Mos harrojmë se më çfarë mund të ishim përballur, ajo që mund të përballemi mund të jetë shumë më e lehtë nëse ne të gjithë së bashku kujdesemi për shëndetin. Gjoba nuk është qëllim në vetvete”.

Top Channel