“Çamëria është gjallë”, shoqërohet një tjetër protestues te Ministria e Jashtme

20/10/2020 11:18

Një tjetër protestues, i cili mbante një pankartë ku shkruhej “Çamëria është gjallë”, u shoqërua pak më parë nga policia ndërsa Top Channel po ndjek ngjarjen minutë pas minute.

Pak më herët u shoqërua nga policia edhe drejtuesi i lëvizjes VetëVendosje në Tiranë, Bojken Abazi, ndërkohë që simpatizantë të PDIU-së janë të mbledhur te Ministria e Jashtme në shenjë protestë, megjithëse për pak minuta pritet mbërritja e ministrit grek, Nikos Dendias.

Dendias pritet të mbërrijë në MEPJ rreth orës 11:30. Në orën 12:15 ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:45 do të dalin në një deklaratë për median.

Vijon…

Top Channel