Berat/ Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe vetëgjyqësi, arrestohen 3 persona

20/10/2020 10:56

3 persona të shpallur në kërkim janë arrestuar gjatë kësaj të marteje (20.10.2020) nga Policia e Beratit.

Këta 3 shtetas ishin shpallur në kërkim për veprat penale “ Vjedhje” dhe  “Vetëgjyqësi”.

Njoftimi:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

T., 36 vjeç, banues në Berat.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, rreth një muaj më parë, ka vjedhur një shumë lekësh në një farmaci.

Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u kap shtetasi D. Sh., 24 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë Skrapar është kapur shtetasi E. N., 33 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi i kishte marrë një automjet shtetasit L. M., me pretendimin se ky i fundit i detyrohej një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel