“Është një katastrofë”/ Trump sulmon Faucin për Covid-in

19/10/2020 21:11

Në tubimin më të fundit të fushatës, presidenti Donald Trump sulmoi ashpër kreun e institutit kombëtar të alergjisë dhe sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, të cilin e përshkroi si një “katastrofë që ka qenë rrotull prej 500 vjetësh”.

“Po të kishte qenë Fauci njeriu që do të kishte në ngarkim situatën, do të kishin vdekur gjysmë milioni njerëz”, deklaroi presidenti amerikan, i cili shtoi se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për Covid-in.

“Kam mbajtur gjithë këto tubime të mëdha. Njerëzit thonë: thjesht na lini të qetë! Janë lodhur. Janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotet”, tha Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i është kthyer fushatës pasi u diagnostikua edhe vetë me koronavirus e ka shmangur mjaft protokolle sigurie të shëndetit. Covid 19 ka marrë deri tani jetët e 215 mijë amerikanëve. Trump, sipas CNN, theksoi se po të kishte dëgjuar Faucin, numri i vdekjeve do të “kishte qenë 500 mijë e ndoshta edhe më shumë”.

Top Channel