Kukës/ Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet punonjësi, në kërkim pronari

20/10/2020 09:40
Foto ilustruese

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit.

Shtetasi J.Sh, 41 vjeç është shpallur në kërkim nga uniformat blu pasi gjatë një kontrolli në lokalin e tij ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Po ashtu gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 4 kompjutera.

Ndërsa shtetasi I.M, 45 vjeç është arrestuar pasi ishte i punësuar në mënyrë të parregullt.

Për veprime të mëtejshme procedurale, materialet  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurve” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Top Channel