Tabaku vazhdon akuzat në ‘Open’: Inceneratori i Elbasanit u dha pa garë, kompania u krijua 3 ditë pas…

19/10/2020 21:52

Inceneratorët janë kthyer në temë lufte mes opozitës dhe mazhorancës në prag të fushatës. Kjo luftë politike është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

Ish-deputetja e Partisë Demokraike Jorida Tabaku hodha akuza ndaj ish ministrit Koka se dha pa garë tenderin e inceneratorit të Elbasanit.

“Kompania është krijuar 3 ditë pasi Bashkia e Elbasanit mori Ok për investimin nga Ministria e Mjedisit.

Zoti Koka tha se është bërë me negocim të drejtpërdrejtë. Nuk egziston në legjislacionin shqiptar negocimi i drejtpërdrejtë”- tha Tabaku.

Top Channel