Ilustrim

Në Pogradec është mbyllur kopshti “Persefoni Treni” në lagjen nr 2. Shkak është bërë përhapja e Covid 19 në personel.

1 javë më parë kanë rezultuar pozitiv 2 sanitare, ndërsa ditën e djeshme kanë rezultuar pozitiv 4 edukatore.

Kopshti është mbyllur dhe janë nënshtruar tamponit edhe pjesa tjetër e stafit.

Ndërkohë në Elbasan është mbyllur një grup i klasës së dymbëdhjetë në gjimnazin Dhaskal Todri në Elbasan.

Top Channel