Elbasan/ Dhunë në familje, lëndë narkotike, ushtrim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen 2 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

20/10/2020 10:40

2 persona janë arrestuar gjatë kësaj të marteje(20.10.2020) nga Policia e Elbasanit dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Shtetasi B.C, 21 vjeç ka rënë në prangat e uniformave blu pasi gjatë një kontrolli fizik i janë gjetur dhe sekuestruar 5 doza lëndë narkotike të dyëshuara si cannabis sativa dhe një thikë,

Ndërsa shtetasi i dytë i arrestuar është personi me iniciale I.S, 49 vjeç, banues në fshatin Mengël pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi B. C., 21 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një thikë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 49 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun e Elbasanit, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, kanë konstatuar një subjekt në të cilin ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. S., 33 vjeç, banues në Peqin,  pasi në ambientet e bilardos në pronësi të tij, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjuterë dhe një aparat celular me faqe loto sporti.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. I., 62 vjeç, banues në fshatin Shëmrizë Pishaj, me detyrë oficer kredie pranë një banke në qytetin e Gramshit, pasi në periudhën 2010-2012, ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij, ka falsifikuar dokumentacionin dhe ka marrë kredi në emrin e shtetasit Z. B., banues në Gramsh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme procedurale.

Top Channel