Lefter Koka në ‘Open’: Vetëm fusha e mbetjeve kushtonte 400 mijë euro, inceneratorët praktikë europiane

19/10/2020 22:08

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka ka argumentuar në emisionin OPEN në Top Channel se reforma në menaxhimin e mbetjeve ishte një domosdoshmëri, pasi Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Fieri ishin në “emergjencë mjedisore”.

Koka tha se vetëm fusha e mbetjeve kishte kosto deri në 400 mijë euro në vit dhe fusha vlen vetëm për 10 vjet.

“Qeveria ka një ligj për menaxhimin e mbetjeve. Incenerimi është një nga elementët e ligjit. Ishim në një situatë ku qytete si Durrësi, Elbasani, Fieri, Tirana ishin plot me mbetje. Vetëm fusha e mbetjeve kishte kosto deri në 400 mijë euro në vit. Një fushë mbetjesh zgjat deri në 10 vjet. Imagjino çdo 10 vjet një fushë të re për landfillin. Metoda që po ndjek gjithë bota është incerimi. Në 10 vjet janë 600-700 mijë ton mbetje. Dhe shkon në 10 metra lartësi dhe ujërat kontaminonin sipërfaqen.

Tabaku ishte nënkryebashkiake. Nuk ka vend në botë që mbetjet të jenë fitimprurëse. Kosto 29/ton është e favorshme. Është një cikël.  129 milionë euro kushton impianti i Tiranës.”, tha Koka.

Top Channel