Ndërprerje të energjisë në këto zona të Tiranës, OSHEE: Shkak, punimet nga UKT

19/10/2020 22:00

Gjatë mbrëmjes të kësaj të hëne kanë mbetur pa energji elektrike zona e Alliasit, një pjesë e rrugës “Myslym Keta” dhe ish-Kinostudio.

OSHE njofton se kjo ka ndodhur për shkak të disa punimeve nga ana e Ujësjellëst të Kanalizime Tiranë (UKT).

Janë marrë masa të menjëhershme për të rregulluar avarinë për pjesën dërrmuese të zonave të mësipërme. Në njoftim thuhet më tej se aktualisht kanë mbetur pa energji elektrike dy kabina.

Njoftimi i OSHEE:

Mirembrema

Per shkak te punimeve nga ana e UKT eshte demtuar rrjeti tension i mesem 20kV, duke lene pa energji elektrike zonen e Alliasit, nje pjese e rruges “Myslym Keta” dhe ish-Kinostudio.

OSSH mori masa te menjehershme duke rikuperuar avarine per pjesen derrmuese te zonave ne fjale, dhe aktualisht kane mbetur pa energji elektrike dy kabina.

Puna vijon …

Top Channel