Qeveria gjermane po investon 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesa publike, me qëllimin te luftohet përhapja e koronavirusit.

Këto para do të përdorën për të përmirësuar qarkullimin e ajrit në zyra, muze, teatro, universitete dhe shkolla. Kompanitë private nuk kanë ende qasje në to. Viruset përhapen nga piklat e vogla që çlirohen në ajër nga njerëzit e infektuar sidomos kur teshtijnë apo kolliten.

Studimet tregojnë se ato mund të mbeten në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta, thotë BBC. Moti i ftohtë krijon më tepër rreziqe për njerëzit sepse ata kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Qëllimi kryesor i ekzekutivit gjerman është përmirësimi i sistemeve aktuale të kondicionerëve në vend të instalimit të sistemeve të reja, që kushtojnë më shumë.

Ekspertët gjermanë thonë ndërkohe se aparaturat që çlirojnë rreze drita UV, jonizim dhe ozon mund të mos jenë efektive kundër koronavirusit e në disa raste madje edhe e përkeqësojnë cilësinë e ajrit.

Top Channel