16:56
Pagesat e tërmetit, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton listën e re me 1566 familje/ Miratohet rindërtimi i 150 banesave
Një lajm i mirë për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas tre mijë emrave të parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh sot online për të miratuar pagesat ‘cash’ për 1566 familje, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3.