Foto nga takimi me ministrin grek e atij shqiptar janë shpërndarë për mediat.

Ndërkohë që vetëm tani situata jashtë ministrisë së Jashtme nisi të qetësohet me thirrjet e kreut të PDIU , Shpëtim idrizi i cili pasi mbajti një fjalë të ashpër u bëri thirrje protestuesve të largohen.

Ndërkohë që Dendias arriti të futej nga dera e përparme e ministrisë , Idrizi tha se ata arritën ta ruanin ministrin grek.

“Absurdi i një policie që ‘sdi ca bën , na kanë rrethuar bravo iu qoftë që ruajtën ministrin grek, polici politike. Nëse keni shqiponjën në ballë jo me ne. Hajde ikim, se e ruajtën ministrin mos ta gjuanim ne me fjalë.

Kjo që po ndodh është jë turp i vërtetë për Ramën, në donim të protestonim ti tregonim ministrit atë që Rama s;ka këllqe ta tregojë, të heqë ligjin e luftës , nuk Shqipëria 12 milje për t’i dhënë Greqisë, nuk mund ta injorojnë gjenocidin e Çamërisë. Vetëm në Shqipëri ka filluar hajdutlliku të matet me metra. Nuk e harrojmë amanetin, as të vrarët. Deri tani janë shoqëruar 22 protestues çam. Shqipëria sot ka marrë nga Greqi vetëm vuilën apostile. A u kujtua ky dy metroshi për këto, për këto ne donim sot të protestonim”, tha ai.

Top Channel