Shtohen rastet me COVID-19 tek AZ Alkmaaar, kundërshtarja e Napolit në takimin e parë të fazës së grupeve në Europa League. Klubi holandez ka njoftuar nëpërmjet një shënimi në faqen zyrtare se “të martën janë zbuluar raste të reja me Koronavirus brenda grupit të lojtarëve. Aktualisht po vlerësohet shkalla e infeksioneve.

AZ Alkmaar është në konsultim të ngushtë me autoritetet (Federata, autoritetet shëndetësore dhe UEFA) për hapat që do të ndiqen.”

Sipas rregullave të UEFA-s, ndeshja mund të luhet nëse nuk janë më shumë se 13 elementë të skuadrës (përfshirë të paktën një portier). Klubi holandez nuk ka specifikuar numrin e të infektuarve të rinj, që shtohet 9 të mëparshmëve, të ndarë midis katër anëtarëve të ekipit të parë, tre të stafit dhe dy nga skuadra e të rinjve.

Top Channel