Liga e kampionëve prezanton sot në mbrëmje 8 ndeshjet e para të fushatës që do të nxjerrë fituesin e trofeut elitar kontinental, me shumë prej gjigantëve në grupe që duan pikët e para.

Juventus impenjohet në 18:55 në Kiev ndaj Dinamos vendase me një formacion të ndryshuar ku spikat mungesa e Ronaldos. në sulm kampionët e Serisë A do të të kenë Kulusevski dhe Morata ndërsa Dibala është i destinuar drejt një tjetër përjashtimi.

Barcelona ka një ndeshje të lehtë në shtëpi ndaj kampionëve të Ferencvarosh, skuadrës hungareze me të cilën militon edhe sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni. Bomberi kuqezi është ndjekur nga fati i keq pasi pikërisht kur priste të luante ndaj katalanasve në Camp Nou, është prekur nga koronavirus dhe nuk është përfshirë në listë.

Çelsi shpenzoi miliona në merkato për tu ringjitur në elitë por prova e parë e forcës në Europë, për trajnerin Lampard është një enigmë. Në Stemford borxh zbarkon sot në mbrëmje Sevilja, e cila ka faktuar më parë se është e aftë për transferta të bujshme.

Sfida kryesore e mbrëmjes pritet ajo në Parkun e Princërve ku Paris Sën Zhermen do të presë Mançester Junaitid. Francezët kanë 8 futbollistë të dëmtuar mes të cilëve Icardi dhe Verrati, por kanë fituar 11 sfidat e fundit në Champions, madje në 5 prej tyre kanë patur edhe diferencë golash. Një tjetër provë e rëndësishme sot në mbrëmje në arenën e Champions, është edhe ajo që do të konsumohet në stadiumin ‘Olimpiko’ ku Lacio do të presë Borusian e Dortmundit.

Top Channel