Pas humbjes nga Getafe në kampionat javën e kaluar, Barcelona rikthehet sonte në aksion dhe në “Camp Nou” do të ballafaqohet me Ferencvaros, ndeshje e vlefshme për grupin G të Ligës së Kampionëve.

Pas humbjes nga Getafe në La Liga, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, para mediave ka kritikuar sulmuesin argjentinas duke thënë se performanca e tij duhet të jetë më e mirë.

“Ndoshta në këtë moment performacna e Messit nuk është më e mira. Por, ai është i lumtur dhe po punon shumë dhe dëshiron të jetë kapiten.”, deklaroi Koeman.

“Por, ai gjithashtu ishte edhe i pa fat në disa raste duke e goditur edhe shtyllën në ndeshjen me Getafen. Nuk kam dyshime për performancën e tij, Jam i sigurt se do ta shohim më të mirën e tij.”, shtoi ai.

Top Channel