Foto Ilustruese

Mbyllet si masë sigurie kopshti publik  nr.3 në Fier pasi një pjesëtare e stafit ka dalë pozitive me Covid-19.

ISHSH në Fier i ka vënë drynin kopshtit në fjalë duke dërguar në shtëpi fëmijë, edukatore e gjithë personelin ndihmës, pasi një sanitare e tij ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

Stafi i kopshtit, me drekë, ka njoftuar këtë të martë prindërit që të shkojnë e të marrin fëmijët e tyre, pas daljes së përgjigjes së tamponit të njërës prej sanitareve të kopshtit, e cila ka rezultuar pozitive ndaj virusit.

Menjëherë ka nisur hetimi epidemiologjik i rastit në fjalë, duke marrë të gjitha kontaktet e personit të prekur nga Covid, ndërsa kjo e fundit është vetë karantinuar.

Fatmirësisht, deri më tani asnjë fëmijë apo pjesëtar tjetër i stafit nuk ka paraqitur simptoma të Covid, e kjo mbyllje e kopshtit, për një javë, është bërë si masë sigurie. Ambientet e kopshtit janë dezinfektuar, dhe ky proces do të kryhet çdo ditë.

Top Channel