(Emrat) Të dënuar për prostitucion, trafikim njerëzish dhe vjedhje/ OFL-ja i dërgon formularin 3 personave

20/10/2020 14:29
Foto ilustruese

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Fedianat Etemaj alias Ferdinand Etemi., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Elton Drapi., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Dorjan Memaj., banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel