E vërteta ndryshe e Jorida Tabakut/ Foli për shantazh e agresion, por video zbulon se nuk tha të vërtetën

20/10/2020 16:25

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në emisionin “Open” deklaroi se ndaj saj ishin bërë shantazhe, presione dhe ushtruar agresion nga personat që ishin në impiantin në Sharrë.

Jorida Tabaku: Shkova te inceneratori për të bërë një deklaratë dhe aty erdhën 5 makina në stil mafioz dhe vinin rreth meje ndërkohë që unë xhiroja”.

Por një video e rregjistruar gjatë kohës që zonja Tabaku ishte pranë impiantit, tregojnë të kundërtën. Ish-deputetja demokrate në pamjet që datojnë më 15 tetor ndodhet brenda makinës dhe një nga përfaqësuesit e impiantit të Sharrës i fton të shohin brenda ambientet ku përpunohen mbetjet, por Tabaku nuk pranon të zbresë nga makina. Kjo është biseda e zhvilluar mes shoqëruesit të saj dhe përfaqësuesve të impiantit, të cilët sapo kanë bërë ftesën që ish -deputetja të hyjë Brenda.

Faleminderit nuk duam, por jeni shumë të mirë, por nuk duam. “Jeni shumë të bezdisshëm me mirësjelljen tuaj, faleminderit”.

Ish deputetja ishte me grupin e xhirimit te Partisë Demokratike para të cilëve kishte planifikuar te bënte një deklarate tek dera e impiantit.

Top Channel