Covid-19 në Kadastrën e Durrësit/ Pozitiv drejtori i legalizimeve, karantinohen 5 shefa sektorësh

20/10/2020 13:27

Rikthehen rastet me Covid-19 në Kadastrën e Durrësit.

Drejtori i legalizimeve në Kadastrën e Durrësit është konfirmuar si person i infektuar nga Covid-19 dhe pas kësaj 5 shefa sektorësh që kanë qenë në kontakt me të janë vetëkarantinuar në pritje të rezultatit të tamponit.

Situata duket shqetësuese në këtë agjenci të rëndësishme që ofron shërbime në sportele dhe për shumë qytetarë, ndërsa pas konfirmimit të këtij rasti punonjësit e tjerë ndihen nën presion pasi nuk është marrë ende asnjë masë për dizinfektimin e ambIenteve.

Top Channel