Covid-19/ Zgjidhje falë ventilimit, Gjermania investon 500 milionë euro për përmirësimin e sistemit në ndërtesat publike

20/10/2020 01:37

Qeveria gjermane po investon 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesa publike, me qëllimin të luftohet përhapja e koronavirusit.

Këto para do të përdorën për të përmirësuar qarkullimin e ajrit në zyra, muze, teatro, universitete dhe shkolla. Kompanitë private nuk kanë ende qajse në to. Viruset përhapen nga piklat e vogla që çlirohen në ajër nga njerëzit e infektuar sidomos kur teshtijnë apo kolliten.

Studimet tregojnë se ato mund të mbeten në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta, thotë BBC. Moti i ftohtë krijon më tepër rreziqe për njerëzit sepse ata kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Qëllimi kryesor i ekzekutivit gjerman është përmirësimi i sistemeve aktuale të kondicionerëve në vend të instalimit të sistemeve të reja, që kushtojnë më shumë.

Ekspertët gjermanë thonë ndërkohë se aparaturat që çlirojnë rreze drite UV, jonizim dhe ozon mund të mos jenë efektive kundër koronavirusit e në disa raste madje edhe e përkeqësojnë cilësine e ajrit.

Top Channel