Wolves ia doli të largohet me tre pikë nga transferta e vështirë ndaj Leeds United, pasi triumfoi me rezultatin minimal 0-1, falē një goli tē sulmuesit meksikan Raul Jimenez në minutën e 70′, goditja e të cilit gjeti u ndihmua edhe nga njē devijim i mesfushorit Philips.

Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Marselo Bielsa dominoi kontrollin e topit dhe krijoi mundësi të shumta shënimi, por sulmuesit gabuan në zgjidhjen e situatave dhe rrallë ia dolën të testojnë aftësitë e portierit kundërshtar.

Nga ana tjetër “ujqërit” zbrisnin rrezikshëm në kundërsulm dhe shënuan një gol spektakolar me Saiss nē minutën e 53-të, por arbitri e anuloi pasi u sinjalizua nga VAR-i për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.

Megjithatë miqtë gjetën golin e fitores në minutën e 70′ kur meksikani Raul Jimenez lëshoi një gjuajtje pa shumë pretendime nga jashtë zone, por mesfushori Philips e devijoi në mënyrë të pafat me kokë dhe e dërgoi në cepin tjetër të portës sē tij.

Kjo ishte fitorja e tretë e Wolves, që pas 5 javësh e sheh veten në vendin e 6 me 9 pikë, ndërsa Leeds mbetet në kuotën e 7 pikëve me dy fitore, dy humbje e njē barazim.

Top Channel