Një grup i klasës së 12-të në gjimnazin Dhaskal Todri në Elbasan u mbyll pasi një pjesë e nxënësve rezultuan pozitivë me Covid-19.

Për të mos lejuar që kjo klasë të kthehet në burim infeksioni në këtë shkollë, Inspektoriati Shëndetësor ka marrë masa duke e mbyllur këtë klasë dhe duke karantinuar 17 nxënësit e këtij grupi.

Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, ata po ndjekim mësimin online ndërkohë që pritet përgjigja e tamponit për pjesën tjetër.

Bashkia e Elbasanit ka marrë masa një ditë më parë për dezinfektimin e të gjithë shkollës. Në të gjithë shkollën, në Zyrën Vendore Arsimore Elbasan rezultojnë të prekur 20 mësues. Ata janë zëvendësuar me mësues të portalit apo mësues, të cilët kryejnë praktikën në shkolla për të bërë të mundur që të mos humbasë asnjë orë mësimi.

Por ajo që i druhen tashmë mësues e prindër është një mbyllje e mundshme e shkollave, që për procesin edukativ të këtyre fëmijëve do të ishte shumë problematike.

Top Channel