E premte, 05 Qershor 2020
23:37
Zyrtare/ Edhe në kampionatin italian miratohet aplikimi i 5 zëvendësimeve për skuadër

Pas propozimit të FIFA-s dhe miratimit nga IFAB, edhe Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të lejojë aplikimin e 5 zëvendësimeve për skuadër, në ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, që pritet të startojnë më 13 qershor.

23:03
Akuzohet për përdhunim, ndalohet shefi i policisë në Fushë-Arrëz. 27 vjeçarja tregon historinë sonte në ‘Dua të të bëj të lumtur’

Pasi u denoncua nga një vajzë e cila të gjithë historinë e saj do ta tregojë sonte në “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, policia e Shkodrës ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

22:54
SHBA, Policia e Parqeve hap hetime mbi trajtimin e gazetarëve

Policia e Parqeve, një agjenci federale e rendit, njoftoi se dy policë të radhëve të saj do të pezullohen me pagesë, pasi është shfaqur një video ku duket se ata po sulmojnë një ekip gazetaresk australian.

22:42
Ndërron jetë në spitalin infektiv një tjetër person me COVID-19

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.

22:37
Dalin fotot/ Ja si dukeshin këta të famshëm në fëmijërinë e tyre

E habitshme se si mund të ndryshojë një njeri në vetëm pak vite.

22:34
Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundja ndihet edhe në Greqi

ANKARA / MALATYA, TURQI- Një tërmet me madhësi 5.2 goditi lindjen e Turqisë këtë të premte. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia turke e katastrofave natyrore.

22:25
Krijohet unaza teknologjike që zbulon koronavirusin para shfaqjes së simptomave

Një nga sfidat më të mëdha për ndalimin e përhapjes së COVID-19 janë bartësit asimptomatikë të sëmundjes, të cilët mund të përhapin virusin para se të kuptojnë se janë të infektuar.

22:20
Britani e Madhe/ Protestat për George Floyd! Protestuesi hedh policin përtokë

Protestat për vdekjen e George Floyd, prej ditësh janë duke u mbajtur dhe në Britaninë e Madhe. Në Londër është shënuar një incident mes një protestuesi dhe një oficeri të policisë.

22:14
Marrëveshja për Zgjedhoren/ Borrell dhe Varhelyi: Vlerësojmë gatishmërinë politike për konsensus

Pas marrëveshjes së palëve politike për administrimin Zgjedhor, reagime të shumta kanë ardhur edhe nga ndërkombëtarët.

21:56
Kryemadhi reagon për marrëveshjen: Të implementohet pa humbur kohë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjetet social ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se duhet implementuar pa humbur kohë.

21:51
Tronditëse / I vjedhin makinën! Grabitësit dhunojnë burrin e një gruaje shtatzëne në mënyrë barbare

Një grua shtatzënë dhe burri i saj u sulmuan nga një grup grabitësish, të cilët vodhën dhe makinën e tyre.

21:50
Reforma Zgjedhore, Meta: Lajm pozitiv, por i pamjaftueshëm për…

Pas arritjes së marrëveshjes së Reformës Zgjedhore, ka ardhur një reagim edhe nga presidenti Ilir Meta.

21:47
E pabesueshme! Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti më i pasur në historinë e futbollit

Cristiano Ronaldo është mjaft i suksesshëm si në fushën e blertë dhe jashtë saj. Sipas Forbes, ylli portugez është bërë i pari lojtarë në historinë e futbollit, që arrin të grumbullojë më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura gjatë karrierës së tij sportive.

21:42
Rudina Hajdari: Mora garanci nga ambasadorët edhe për lista të hapura…

“E shqetësuar që nuk u ndryshua sistemi zgjedhor për të shkuar drejt listave të hapura, por me një garanci nga ambasadorët që Shqipëria do shkojë drejt atij sistemi” Kështu u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit politik, deputetja Rudina Hajdari.

21:36
Ekskluzive/ Top Channel siguron draft-marrëveshjen mes palëve për Reformën Zgjedhore

TIRANË- Pas takimit rreth 1 orë e 30 minuta, palët politike kanë arritur marrëveshjen për sa i përket administrimit zgjedhor duke u dakordësuar kështu për pikën e vetme ku nuk kishin gjetur konsensus për Reformën Zgjedhore.

21:30
FOTO/ Koronavirusi i ndau për tre muaj! Momenti emocionues i takimit mes infermieres dhe të bijave

Një video emocionuese ka fiksuar momentin e takimit të një infermierie në Britaninë e Madhe me të bijat e mitura, të cilat kishte afro tre muaj pa i parë, pasi spitali ku punonte priti pacientë të infektuar me COVID-19.

21:20
SHBA: Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’ do iu japë besim shqiptarëve, masa depolitizimi do hyjnë në fuqi…

Nëpërmjet ambasadës në Tiranë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar për marrëveshjen e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

21:16
Shitet për $21mln apartamenti në kullën bregdetare në Florida (foto)

Një apartament, kat i plotë, në rezidencën bregdetare Ritz-Carlton në plazhin e Floridas është shitur për 21 milionë dollarë, njoftuan dje ndërtuesit.

21:10
Zgjedhorja/ Reagon Rama: Rëndësi ka që do të hyjnë në zgjedhje…

Menjëherë pas marrëveshjes së Këshillit Politik për administrimi zgjedhor, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

21:05
Marrëveshja për administrimin zgjedhor, Basha: Një hap përpara, më shumë garanci për zgjedhje të lira

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një reagimi në Tëitter ka përshëndetur marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik për sa i përket Reformës Zgjedhore.

21:02
Marrëveshja për Zgjedhoren/ Reagojnë ndërkombëtarët, Yuri Kim: Të gjitha palët u desh të lëshojnë diçka, SHBA krenare…

TIRANË- Reforma Zgjedhore duket se është drejt finalizimit dhe sot pritet të nënshkruhet marrëveshja. Këshilli Politik sapo ka përfunduar mbledhjen e sotme që u mbajt në  Pallatin e Kongreseve në një takim që nga ora 19:30. 

20:51
Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

Këshilli politik arrin dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Top Channel mëson se në zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

20:40
Apeli i vëllezërve invalidë: Nuk zbresim dot nga kati i 3-të të bëjmë dializën

Fatmir Canaj jeton i vetëm me vëllanë e tij tetraplegjik, Agim Canaj, në një banesë në katin e tretë të një pallati në qytetin e Këlcyrës. Prej 15 vitesh, Fatmir Canaj kryen shërbimin e dializës tre herë në javë dhe për këtë duhet të shkojë në spitalin e Gjirokastrës.

20:37
Helmi i gjarprit tashmë prodhohet në laborator dhe kjo mund të shpëtojë jetë

Nëse je aq i pafat sa që një gjarpër helmues të të ngulë dhëmbët, shpresa jote e vetme është anti-helmi, i cili prodhohet në të njëjtën mënyrë prej disa shekujsh.

20:23
Ekskluzive/ Tiranës i kërkohet karantina! U ndesh me Bylisin, një nga lojtarët doli me covid-19. Rrezikohet kalendari

Rasti pozitiv i pak ditëve më parë me Covid-19 te një prej futbollistëve të Bylisit dhe ndeshja me Tiranën e zhvilluar ditën e mërkurë rrezikon ndjeshëm mbarëvajtjen e kampionatit, sipas organeve shëndetësore në vend.

20:05
Trajneri Jonuz largohet nga drejtimi i Vllaznisë

Mirsad Jonuz largohet zyrtarisht nga drejtimi i Vllaznisë. Ai ka konfirmuar largimin nga Maqedonia, ku është rikthyer para tre ditëve.

19:58
Helmi i bretkosës/ Policia arreston pornostarin spanjoll për vrasje

Aktori spanjoll i filmave për të rritur Nacho Vidal është arrestuar nga policia për vdekjen e një burri gjatë një rituali mistik me helm bretkose.

19:57
SHBA akuzon “aktorë të huaj” për nxitje tensionesh në internet

Kundërshtarët e SHBA-së kanë filluar t’i përdorin si armë protestat që kanë rrokur disa pjesë të vendit me qëllimin për “të mbjellë përçarje e mosmarrëveshje”, thonë zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit të cilët nuk pranuan të japin detaje shtesë.

19:50
Ekskluzive/ Skandali i abuzimeve me fëmijët, një minorene denoncoi në 2018! Psikologia ia referoi prokurorisë, po vajza tërhoqi rrëfimin

Thellohet skandali i abuzimit me të mitur në shkollën 9-vjeçare në Kamëz , mbas bërjes publike të kallëzimit të një 15-vjeçareje, pas të cilit përfunduan në pranga edhe ish-roja e shkollës.

19:34
Fotot/ Policia Ushtarake rinisin stërvitjen para misionit në Afganistan

Policia Ushtarake ka rinisur stërvitjen pak para misionit në Afganistan si pjesë e NATO-s. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka shpërndarë edhe disa foto të ushtarakëve gjatë stërvitjes në Bovillë.

19:34
Studentja e vrarë dhe përdhunuar në kishë dëshironte të bëhej teologe

Uwaila Vera Omozuwa studionte mikrobiologji në universitin e Benin në Nigeri, por pasioni i saj ishte teologjia.

19:21
Pamjet/ ‘Karrige e shishe kokës’, plas sherri masiv mes dy grupeve në ish-bllok

TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur në zonën e ish-blloku. Dy grupe prej të paktën 10 të rinjve janë konfliktuar dhunshëm ndërmjet tyre.

19:11
Italia, sërish numër të lartë vdekjesh nga Covid-19, infektohen 518 persona për 24 orë

Italia gjatë 24-orëve të fundit ka regjistruar 85 viktima nga koronavirusi për një total prej 33.774

19:01
Cakaj telefonatë me MPJ kanadez: Të angazhuar për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë, François-Philippe Champagne.

18:59
Foto/ Ndërron jetë ish-prifti i martuar me një djalë 54 vite më të ri

Një ish-prift 81-vjeçar që u martua me të dashurin e tij vetëm 27-vjeç nga Rumania, ka ndërruar jetë në një spital të Bukureshtit.

18:47
Hoti: Shumë shpejt hiqen pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se qeveria e tij synon që të heqë shumë shpejt të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

18:44
Vrasje-vetëvrasje/ Prindërit, fëmijët dhe macet e shtëpisë gjenden të vdekur nga gazi në SHBA

Nëna, babai, katër fëmijët e vegjël dhe dy macet e tyre u gjetën të vdekur nga gazi në garazhin e tyre në një rast tmerrues vrasje-vetëvrasjeje në Texas, SHBA.

18:44
Valë e dytë e pandemisë? Orë policore dhe kufizim lëvizjeje, ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut

Gati 180 infektime të reja dhe dy vdekje u shënuan në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

18:33
Foto/ U infektuan me koronavirus, nëna me foshnjën mposhtin virusin

Një foshnjë në Kinë ka lindur me antitrupa koronavirusi, të cilat besohet se e kanë origjinën nga nëna e tij që u infektua teksa ishte shtatzënë.

18:23
Ukraina e Rumania kryejnë manovra të përbashkëta detare në Detin e Zi

Ukraina e Romania kanë nisur manovrat e përbashkëta PASSEX në Detin e Zi në kuadër të programit të plotësimit të standardeve të NATOs.

18:20
Arrihet marrëveshja për administrimin zgjedhor? Mblidhet Këshilli Politik

TIRANË- Reforma Zgjedhore është më afër se kurrë pranë miratimit.

18:20
Komenti më negativ që ke marrë? Kri e “Aventurierëve”: Je transvestit…

Javët kaluan pa kuptuar dhe sonte (datë 05.06.2020) është fundi i sezonit të parë të “Aventurierëve”.

18:14
“Aventurierët”/ Kri Gorasi rrëfen dëshirën për të hapur një jetimore

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Kri Gorasi. Kri është bërë e njohur për publikun nga pjesëmarrja e saj tek “Aventurierët”.

18:12
Bashkë kundra plagës së abuzimit të fëmijëve

(Një propozim konkret për të parandaluar dhe trajtuar problemin e abuzimit nga Koordinatorja Kombëtare e Edukimit Katolik Shqiptar)

18:10
Lindi i “Aventurierëve”: Njerëzit më duan, kam shumë komente pozitive…

Lindi është një nga personazhet më të spikatur të “Aventurierëve”.

18:05
Gjykata e Apelit shfuqizon masën e pezullimit/ Rimerr detyrën Luan Daci, i akuzuar për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar vendimin e pezullimit nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, pas akuzës për falsifikimit të dokumenteve.

18:05
Kanada, akuza dhune e paaftësie ndaj policisë pas vdekjes së dy grave me ngjyrë

Policia në Kanada është vënë nën lupën e mediave dhe opinionit publik pas vdekjes së dy grave nga minoritetet etnike gjatë konfrontimeve me policinë. Të dyja viktimat vuanin nga probleme mendore.

17:54
Del ‘draft-opinioni’/ Komisioni i Venecias nuk i jep ‘OK’ paketës ‘Anti-shpifje’: Të rishqyrtohet…

TIRANË- Komisioni i Venecia ka dhënë opinionin lidhur me paketën “Anti-shpifje” të qeverisë shqiptare. Në këtë opinion Komisioni i Venecias vlerëson se ligji ‘anti-shpifje’ ka probleme dhe kështu nuk i ka dhënë të drejtë mazhorancës që e ka propozuar.

17:44
Top Talk: Eni Vasili kundër hapjes së shtëpive publike, dhuna seksuale mund të parandalohet me sensibilizim

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” ishte gazetarja Eni Vasili, e cila foli sa i takon dhunës seksuale në vendin tonë, nisur nga rasti i 15-vjeçares së abuzuar në një periferi të Tiranës.

17:34
Ish-punonjësja hedh në gjyq aktoren e “Sex & the City”, ja arsyeja…

Sarah Jessica Parker po përballet me akuza të rënda nga ish-punonjësja e saj, e cila ka qenë pjesë e linjës së shitjeve të këpucëve të “SJP” në Las Vegas.

17:29
Mbahej peng në mal nga babai që prej një viti, shpëtohet 8-vjeçari

MIRDITË –  Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ishte i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

17:28
Eni Vasili: Unë, “gazetarja që protestova si qytetare kundër dhunës ndaj femrave”

Rasti i abuzimit të një 15-vjeçareje në periferi të Tiranës duket se derdhi kupën e indinjatës sociale në atë që po ndodh në familjet, lagjet, fshatrat e qytetet tona.

17:23
Protestuesit djegin policin e patrullës gjatë demonstrimeve të ‘George Floyd të Meksikës’ (VIDEO)

Një oficeri policie i është vënë zjarri pas një konfrontimi me demonstrues kundër dhunës në Meksikë. Protestat nisën pas vdekjes së një vendasi disa ditë më parë, pak pas arrestimit nga policia.

17:00
Video/ Moment i frikshëm! Gazetarja sulmohet nga një krokodil gjatë xhirimeve

Një gazetare, e cila ishte duke realizuar një reportazh në një kopsht zoologjik në Darwin të Australisë, është sulmuar nga një krokodil gjatë xhirimeve, por për fat të mirë ia hodhi paq pa pasoja.

16:56
Fotot e aeroplanmbajtëseve Ford e Nimitz pranë njëra-tjetrës, zbulojnë cila është më e forta

Aeroplanmbajtësja e parë amerikane e kategorisë Ford e quajtur USS Gerald R. Ford kushtoi 13 miliardë dollarë, dhe tashmë ka kapërcyer shumicën e problemeve të evidentuara në testime.

16:52
E fundit/ Rasti pozitiv në ndeshjen me Bylisin, ekipi i Tiranës kryen nesër tamponët për Covid-19

I gjithë ekipi i Tiranës, ditën e nesërme do t’i nënshtrohet testit që zbulon nëse janë të prekur nga koronavirusi.

16:52
Ndërron jetë nga Covid-19 këngëtari i famshëm

Lideri i grupit “Dream Street”, Chris Trousdale ka ndërruar jetë dje si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Ai ishte 34-vjeç.

16:50
FOTO/ Venecia nën “pushtetin” e përmbytjeve…

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Italinë gjatë mesjavës, ku si pasojë një pjesë e qytetit të Venecias është përmbytur nga uji.

16:45
Ministrat e BE-së: Kufijtë e jashtëm të bllokut, të mbyllur deri në korrik!

Ministrat e brendshëm evropianë arritën një marrëveshje mbi kërkesën për të zgjatur mbylljen e kufijve të jashtëm të bllokut deri në fund të qershorit.

16:42
Tiranë/ Punonjësit e UKT-së gjejnë një granatë të paplasur

TIRANË- Një granatë e vjetër e pa plasur është gjetur pasditen e sotme në rrugën  “Vangjush Furxhi” pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

16:41
Nuk ka ikur/ Izrael, Francë e Gjermani – shpërthen virusi në klasa, mbyllen dhjetëra shkolla!

Në Izrael mësimi kishte rinisur si normalisht tre javë më parë, por situata nuk shkoi ashtu siç mendonin autoritetet shëndetësore.

16:36
Policia rreh për vdekje një person që nuk kishte veshur maskë, shpërthejnë protestat e dhunshme në Meksikë

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Meksikë pasi një person gjeti vdekjen disa orë pasi ishte arrestuar nga policia.

16:19
Befason Erdogan, heq tërësisht shtetrrethimin e vendosur për çdo fundjavë!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur të anulojë krejtësisht shtetrrethimin e vendosur nga Ministria e Brendshme Turke dhe që ishte njoftuar për këtë fundjavë në 15 provincat më të populluara të vendit.

16:15
Koronavirusi/ Zvicra lëshon pe, hap kufirin me Italinë!

Edhe pse shumë vende evropiane i kanë bërë “block” Italisë për shkak të përmasave që mori sëmundja atje, Zvicra ka vendosur të lëshojë pe, dhe në 15 qershor do të hapë kufirin me vendin fqinj.

16:06
Kanye West jep 2 milionë dollarë që vajza e George Floyd-it të vazhdojë studimet!

Gianna Floyd, vajza e George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan i vrarë nga një polic i bardhë në Minneapolis javën e kaluar, është vetëm 6 vjeç, por ajo nuk ka përse shqetësohet për shkollimin e saj në të ardhmen.

16:02
Policia përplas të moshuarin në tokë, shpërthejnë sërish amerikanët!

U duk se protestat që nxiti vdekja e 46-vjeçarit George Floyd në duart e policisë po zbuteshin në SHBA, por një video ku shihej se si policia kishte përplasur në tokë një të moshuar e pastaj nuk ndërhynin për ta ndaluar, i ka përshkallëzuar tensionet sërish.

15:59
Putin, paralajmërim bërthamor Shteteve të Bashkuara!

Presidenti rus Vladimir Putin firmosi politikën e re bërthamore të Rusisë, e cila do të lejojë përdorimin e armëve atomike si përgjigje ndaj sulmeve me armë konvencionale.

15:50
Çantë e dyshimtë në bulevardin “Bajram Curri”/ Çfarë u gjet brenda saj

Momente frike përfshinë pak minuta më parë një nga bulevardet e kryeqytetit.

15:45
Filozofia për fëmijë/ Lira Gjika: Fuqia e fjalës ka ndikim të madh në jetën e tyre

Le t’ja kushtojmë qershorin si muaj fëmijëve. E te përpiqemi që t’i orientojmë drejt librit, fuqisë së të menduarit dhe fjalës.

15:40
Durrësi në emergjencën e mbetjeve/ Koshat janë plot, Bashkia s’ka ku ti depozitojë

Prej dy ditësh gjendja mjedisore në qytetin bregdetar të Durrësit paraqitet mjaft e rënduar, pasi mbetjet urbane nuk janë mbledhur nga mjetet e ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë. Shkak është mungesa e një landfilli.

15:31
Shërbime dinjitoze për banorët e Njësisë 1 në Tiranë, hapen zyrat e reja

Banorët e Njësisë 1 në kryeqytet do të mund të marrin nga sot shërbimet në zyrat e reja, por edhe më shumë lehtësira.

15:30
Lufta kundër krimit të organizuar, masat antikanabis/ Lleshaj flet nga Shkodra

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim në Shkodër me autoritetet vendore për sezonin turistik, masat antikanabis dhe luftën kundër krimit të organizuar.

15:25
Nis sezoni i provimeve/ Maturantët përfundojnë vitin shkollor

Klasat e 12 përfunduan këtë të premte 15 orës e përsëritjes.

15:21
Protestë për pagën e luftës! Punonjëset e fasonerive në Durrës kërkojnë të paguhen

Punonjëset e një fasonerie kanë protestuar të premten para Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës.

15:21
Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se këtë javë janë realizuar edhe dy fluturime të riatdhesimit nga Turqia në territorin e Kosovës.

15:16
Mbyllet kabllori Erseka SAT/ Vidhte programet e DigitAlb-it. Nën akuzë, administratori

Policia ka ndërprerë transmetimit e Kabllorit Erseka Sat.

15:13
Vitrina e Librit/ Hapen muzetë e Vatikanit

Nëse vetëm e keni ëndërruar, tani erdhi koha për ta parë nga afër, Kapelën Sistine! Pa u ndier sikur jeni në një autobus të mbushur plot… Është mundësia juaj!

15:13
Skandali i abuzimeve me fëmijët/ Zbulohet se ka më shumë të mitur të abuzuar

Në një lidhje direkte në Edicionin Informative të Lajmeve, kolegia Anila Hoxha na tregojë për fakte të reja tronditëse në lidhje me abuzimin ndaj fëmijëve.

15:10
2 miliardë doza! Në kërkim të vaksinës, “AstraZeneca” dyfishon kapacitetin

Kompania globale biofarmaceutike “AstraZeneca” njoftoi se ka dyfishuar kapacitetin e saj për prodhimin e vaksinës potenciale të Universitetit të Oksfordit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në 2 miliardë doza.

15:09
Dëshmia tronditëse e abuzimit/ 27-vjecarja jetime tregon çfarë ndodhi me të dhe shoqet

Një vajzë e dhunuar dikur në fëmijërinë e saj ka marrë guximin dhe ka denoncuar të gjithë abuzuesit.

14:58
“Pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”/ Rama foto me Thaçin

Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar ditën e sotme me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

14:57
Ahmetaj: Zero tatimfitim për biznesin e vogël deri në 2029-ën

Ministri i Rindërtimit dhe koordinatori për hartimin e Planit Kombëtar, Arben Ahmetaj prezantoi planin Shqipëria 2030, i cili siç tha ai ka reforma, aksione konkrete dhe projekte.

14:50
Manastirliu: Brenda vitit do rindërtohen 10 qendra shëndetësore dhe ambulanca në bashkinë e Tiranës

“Më shumë se 40 mijë receta me rimbursim kanë marrë falas pacientët kronikë në këto muaj të epidemisë së COVID19 në vendin tonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

14:48
Rinovimi i Messit, Bartomeu gati “të lëvizë gurët”

Josep Maria Bartomeu, president i Barcelonës, dëshiron të fillojë aktivizimin e rinovimit të kontratës së Leo Messi, angazhimi i të cilit me ngjyrat “blaugrana” përfundon në vitin 2021.

14:46
Franca thotë se ka nën kontroll pandeminë e koronavirusit

Franca e ka vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, tha të premten kryetari i Këshillit Shkencor të Qeverisë franceze, imunologu Jean-Francois Delfraissy.

14:42
Në 24 orët e fundit, India regjistron rritjen më të madhe të viktimave nga COVID-19

Me 9.851 raste të reja të konfirmuara dhe 273 vdekje nga koronavirus i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, India regjistroi rritjen më të madhe të viktimave që nga shpërthimi i virusit.

14:38
I përfshirë në skemën për të rrëzuar qeverinë Rama/ Reagon këshilltari i Metës: Kisha vendosur të…

Një faqe italiane lajmesh, Pianeta Italia News, publikoi tre vite më parë, lajmin sipas të cilit 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për tu groposur.

14:30
Serie A/ Masa drastike! Kush shkel rregullat, përjashtim

Në Serinë A po vazhdojnë prej ditësh kontrollet e inspektorëve shëndetësorë dhe federatës për respektimin e protokollit shëndetësor për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por FIGC ka bërë të ditur masa të ashpra për shkelësit.

14:27
Maqedonia ndal futbollin/ Iku play off-i, shqiptarët në Evropë

Shtimi i rasteve me koronavirus dhe numri i vdekjeve së fundmi ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut të fshijë përfundimisht pjesën e mbetur të sezonit futbollistik.

14:23
NBA rinis me 22 ekipe/ Koshat në 31 korrik në “Disney”

Kampionati amerikan i basketbollit, liga më e fortë dhe më e bukur e planetit në këtë disiplinë, do të rikthehet në parket në 31 korrik në Disney World, në Florida, pa tifozë dhe me 22 ekipe në total.

14:23
‘Fake News’-i nga media italiane/ Rama: Plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Këta janë opozitarët që…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin që një faqe italiane lajmesh, Pianeta Italia News, publikoi tre vite më parë, lajmin sipas të cilit 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për tu groposur.

14:20
Maqedonia e Veriut: Dy viktima dhe 177 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.245 teste të realizuara, 177 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

14:16
Binjakët e Ronaldos festojnë 2-vjetorin e lindjes, futbollistin e famshëm nuk e keni parë të … (FOTO)

Binjakët e Cristiano Ronaldos festojnë sot ditëlindjen e dytë. E për këtë ditë të veçantë, futbollisti i famshëm është kujdesur që të ketë një festë të madhe.

14:06
“Krimi bën festë”/ Alibeaj: Vrasjet dhe shpërthimet e fundit mafioze, tregues për dështimin e Ramës

Në një deklaratë nga selia blu, Enkelejd Alibeaj deklaroi se vrasjet dhe shpërthimet e fundit mafioze në vend janë tregues për dështimin e Edi Ramës me rendin dhe sigurinë.

14:05
​Qeveria Hoti miraton programin për vitin 2020-2023

Dy ditë pasi mori besimin e deputetëve, Qeveria Hoti në mbledhjen e së premtes ka miratuar programin qeverisës për vitin 2020-2023.

13:57
Zërat kundër… Një tjetër zyrtar dënon Trump

Një tjetër ish-oficer i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dënoi kërcënimet e presidentit Donald Trump, për të përdorur trupat ushtarake kundër protestuesve në SHBA.

13:57
BE i dhuron Kosovës pjesën e tretë të pajisjeve mjekësore

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i dorëzoi të premten Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë dhjetë auto-ambulanca, 100 shtretër spitalorë dhe pajisje të tjera mjekësore, të cilat përfshijnë 150 pompa infuzioni, 127 monitorues të pacientëve dhe 7,000 litra substancë dezinfektuese të duarve.

13:52
11 fotot që kanë bërë lëmsh botën, i kuptoni dot?!

Që të realizoni një foto të lezetshme, duhet të bëni më shumë sesa thjesht të shtypni një buton nga një e kamerë e cilësisë së lartë.

13:48
Toka në rrezik! Pandemi, insekte, zjarre…

Nga pandemia te pushtimi i karkalecave, nga zjarret në Australi deri te përmbytja e Venecias, mesazhet e alarmit të lëshuar nga planeti jonë, ndjekin njëri-tjetrin pa pushim dhe koha për të reaguar reduktohet çdo ditë e më shumë.

13:39
Drogë, vjedhje dhe dhunë! Arrestohen 9 persona në Tiranë

Nëntë shtetas kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra penale të ndryshme.