Çantë e dyshimtë në bulevardin “Bajram Curri”/ Çfarë u gjet brenda saj

05/06/2020 15:50

Momente frike përfshinë pak minuta më parë një nga bulevardet e kryeqytetit.

Ditën e sotme, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, Tiranë, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë.

Çanta ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel