Lindi i “Aventurierëve”: Njerëzit më duan, kam shumë komente pozitive…

05/06/2020 18:10

Lindi është një nga personazhet më të spikatur të “Aventurierëve”.

Me batutat e tij duket se e ka bërë publikun të krijojë një afeksion për të. I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ai zbuloi se komentet dhe mesazhet kundrejt tij kanë qenë pozitive.

“Je më i miri, je njësh, ti je gallata”, janë disa nga përgëzimet që i bëhen Lindit.

“Pritshmëritë nuk i kisha deri këtu, por kur lexoj mesazhe pozitive dhe komente pozitive. Edhe kritika, por shumica janë mesazhe pozitive dhe më bëjnë shumë të lutur. Je më i miri, je njësh, ti je gallata. O Lindi ne të ndjekim vetëm ty”, tha Lindi.

Top Channel