Pas arritjes së marrëveshjes së Reformës Zgjedhore, ka ardhur një reagim edhe nga presidenti Ilir Meta.

Në këtë reagim presidenti Meta, përgëzon Këshillin Politik duke e konsideruar një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Gjithashtu ka falenderuar edhe partnerëve europianë për durimin e tyre.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, ka shkruar Meta.

Top Channel