Foto iluestruese

TIRANË- Një granatë e vjetër e pa plasur është gjetur pasditen e sotme në rrugën  “Vangjush Furxhi” pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Mësohet se granata është gjetur nga punonjësit e UKT-së të cilët kanë qenë duke punuar. Granata është gjetur rreth orës 15:50, ndërkohë që forcat e policisë kanë krijuar një zonë sigurie për të ruajtur kalimtarët.

Pritet ndërhyrja e xhenierëve për të izoluar dhe më pas zhvendosur granatën.

“Me date 05.06.2020, ora 15:50, në rrugën “Vangjush Furxhi”, punonjësit e UKT-së, duke punuar kane gjetur një granatë ofensive te vjeter.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Top Channel