Protestat për vdekjen e George Floyd, prej ditësh janë duke u mbajtur dhe në Britaninë e Madhe. Në Londër është shënuar një incident mes një protestuesi dhe një oficeri të policisë.

Në videon e publikuar, shihen dy oficerë të Policisë Metropolitane duke ecur përgjatë rrugës Westminster, ndërsa protestuesit hedhin në drejtim të tyre sende të ndryshme.

Papritur një burrë mes turmës shfaqet dhe sulmon një nga oficerët duke e hedhur përtokë. Më pas oficeri ngrihet, ndërsa një koleg i tij u bën thirrje protestuesve që të largohen. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Top Channel