FOTO/ Venecia nën “pushtetin” e përmbytjeve…

05/06/2020 16:50

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Italinë gjatë mesjavës, ku si pasojë një pjesë e qytetit të Venecias është përmbytur nga uji.

Sheshi i “Shën Markut” u fotografua nën “kthetrat” e reshjeve të shiut dhe ujit të dendur. Përmbytjet vijnë vetëm dy ditë pasi Italia rihapi kufijtë për turistët e saj, në mënyrë që të rimëkëmbë një nga industritë më fitimprurëse në vend, turizmin.

Gjatë kësaj periudhe të vitit është e rrallë që të shohësh një Venecia të përmbytur, ndërsa gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ky fenomen është i zakonshëm.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel