Pamjet/ ‘Karrige e shishe kokës’, plas sherri masiv mes dy grupeve në ish-bllok

05/06/2020 19:21

TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur në zonën e ish-blloku. Dy grupe prej të paktën 10 të rinjve janë konfliktuar dhunshëm ndërmjet tyre.

Kanë qenë qytetarë të ndryshëm të cilët kanë filmuar të gjithë sherrin brenda një lokali në zonën e ish-bllokut. Në pamje duket qartë dhuna e përdorur nga të rinjtë, ku nuk kanë munguar as gjuajtjet me karrige, shishe apo tavulla duhani.

Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri mes grupeve të të rinjve, apo gjendja e tyre shëndetësore. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni galerinë e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel