Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë 20/06 14:01
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë, François-Philippe Champagne.
Në një reagim në facebook, Cakaj bëri me dije se biseda u përqëndrua në punën e përbashkët në luftën kundër COVID-19, bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe nevojën e masave për rimëkëmbje ekonomike.
Gjithashtu, dy homologët u ndalën edhe në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, OSBE-së dhe mbështetjen e ndërsjellë në institucione të ndryshme ndërkombëtare.
“Vlerësuam shumë pozitivisht bashkëpunimin dypalësh dhe konfirmuam vullnetin për të thelluar marrëdhënien tonë edhe më tutje, nëpërmjet projekteve konkrete.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.
Top Channel