E diel, 22 Nëntor 2020
17:30
“Dream Team”/ Pyetjet e fëmijëve që vunë në siklet Argjira Spancën

Aq të dashur e të qeshur, fëmijë që na dëshmojnë se e ardhmja është në duar të sigurta.

17:17
Inter i “çmendur”, përmbysje dhe poker golash ndaj Torinos

Një sfidë plot emocione ajo mes Interit dhe Torinos në “Giusepe Meaza”. Pjesa e parë ishte tepër e ekuilibruar, e miqtë torinezë, gjejnë rrugën e rrjetës në minutat e fundit të pjesës së parë me Simone Zazën.

17:09
Dita e Alfabetit Shqip/ Arkivi i Shqipërisë hap në Shkup një sallë studimi

22 nëntori është Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

17:02
Turqi, jo më të sëmurë nga jashtë/ Ndalon charter-at spitalorë për kurim nga Covid-19 në spitalet turke

Turqia nuk do të pranojë më të sëmurët me covid19 personat që mbërrin atje me chartera spitalor nga vende të ndryshme përfshi edhe Shqipërinë.

16:56
Qytetarët grumbull nga liqeni/ Manastirliu: S’po merret seriozisht rreziku, burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për pamjet e pazakonta të qytetarëve që sot ishin grumbulluar në masë nga liqeni.

16:40
Rita Ora në një bashkëbisedim me Veliaj: Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me artisten me famë botërore dhe ambasadoren e shqiptarëve në botë, Rita Ora, zhvilluan një intervistë sëbashku si pjesë e nismës “Diaspora flet 2020”. Pyetjes së Rita Orës, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj se përzgjedhja e Tiranës si “Kryeqyteti Europian i rinisë për 2022” do të shfrytëzohet si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare.

16:37
Covid-19/ Bie numri i infektimeve! 565 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar për shifrat e fundit të covid në vend.

16:26
SHBA, miratohet përdorimi në raste urgjente i ilaçit me antitrupa Regen-COV2

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) lëshoi të shtunën autorizimin për përdorim urgjent të terapisë me antitrupa kundër COVID-19, të kompanisë farmaceutike Regeneron, i njëjti trajtim eksperimental që iu dha Presidentit Donald Trump dhe që ai tha se e ndihmoi të shërohej nga sëmundja.

16:18
N’fermë”: Emocionohet Valbona Selimllari! Rrëfen dashurinë e parë të të birit: Lum ajo që do të vijë në derën time

Ish-Missi Valbona Selimllari, ishte e ftuara e gazetarit Ervin Kurti në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”. Mbi një traktor e duke punuar tokën, Valbona nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese të Ervinit.

16:13
Karakaçanov: Maqedonasit duan mbështetje, por edhe të na godasin pas shpine

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka akuzuar Maqedoninë e Veriut për shkeljen e Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, andaj ka thënë se Shkupi zyrtar nuk mund të presë mbështetjen e Sofjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa zgjidhur çështjet e diskutueshme bilaterale.

16:05
Tiranë/ Po udhëtonte pranë një kantieri ndërtimi, humbet kontrollin e automjetit, regjistrohet 1 viktimë

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në Tiranë.

15:56
“N’fermë”/ Përcëllohet’ Albana Osmani, shkul hithrat pa doreza

Albana Osmani, ishte një nga të ftuarat e gazetarit Ervin Kurti, në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”.

15:43
Vrau gruan dhe i la trupin e zhveshur para shtëpisë, rrëfehet 47-vjeçari: Më tha që nuk isha aq s*ksi sa ajo (FOTO)

Një burrë që vrau gruan e tij u tha policëve se ajo nuk ishte e lumtur pasi ai nuk dukej aq mirë sa ajo.

15:35
Transformimet e pabesueshme të nuseve, fotot para dhe pas realizimit të makijazhit (FOTO)

Çdo nuse është e bukur dhe çdo make-up për dasma është special. Por ka diçka absolutisht që të lë pa frymë në pamjen tradicionale të nusërisë.

15:31
“N’fermë”/ Nora Malaj: Dikur për Vit të Ri, pastronim shtëpinë me themeli

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, këtë të diel, ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”.

15:09
Rita Ora mahnit fansat me gjoksin bombastik: Gati për takime online (FOTO)

Rita Ora me siguri ka ngritur temperaturat e ftohta të nëntorit me një seri selfiesh në “Instagram”.

15:04
Më e thella në botë, hapet pishina e rrallë në Poloni 

Një pishinë 45.5 metra e thellë, me guva artificiale të nënujshme dhe rrënoja majane, struktura më e thellë e tillë në botë, u hap afër Varshavës, këtë fundjavë.

14:59
Plagosje me thikë, falsifikim parash e dhunë në familje, 4 të arrestuar në Tiranë

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

14:55
Të bërtitura dhe akuza! Ç’ndodhi mes Katerinës dhe Olimpias në “Kinostar”?

Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.

14:50
Berat/ Nxihet uji i lumit, pamje të frikshme të shtratit të Osumit

Uji i lumit Osum është nxirë.

14:39
Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Kushte optimale për fëmijët

Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit.

14:29
Bulliqi premton subvencione për bujqësinë në Podujevë

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë vizituar në fshatin Balloc, fermerin Ibrahim Salihu me familjarët dhe bashkëfshatarët e tij.

14:27
“Trotuar”/ Modelja seksi pranon hapur ndërhyrjen në hundë

Erjola Doçi, modele me profesion, është pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”.

14:11
Gjobë Presidentit Meta dhe kryetares së LSI! Nga 3 mijë lekë 30 të ftuarve në ditëlindjen e Bes Kallakut

Të gjithë pjesëtarët e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku të organizuar dy ditë më parë edhe pse në kohë pandemie do të gjobiten.

14:10
Olti Curri zbulon operacionin në gjoks të këngëtares së njohur: Më tha që në fisin tone na rritet pas…

Tekstshkruesi i njohur, Olti Curri, tregoi një episod interesat me një këngëtare, teksa po diskutonin në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, për ndërhyrjet plastike.

13:56
Megi Pojani e thotë troç: Operacionet mbahen të fshehta se njerëzit të çajnë…

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, gjatë kësaj puntate, u diskutua në lidhje me ndërhyrjet plastike, ndërhyrje të cilat janë kthyer në trend vitet e fundit.

13:55
Restoranti luksoz, pandemia e ktheu në fast-food

Është një nga restorantet më të mirë në botë, i famshëm për menunë e tij me 18 pjata të shijshme që kushton rreth 350 euro për person dhe për qasjen inovatore kulinare që ka ndjekur.

13:42
Arkivi shqiptar thyen kufijtë shtetërorë, hap sallë studimi në Shkup

Nga sot salla e studimit e Arkivit të Shqipërisë do të jetë përtej kufirit, edhe në Maqedoninë e Veriut!

13:34
Arrestimet e Speciales, goditje për partitë politike

Arrestimet e Gjykatës Speciale në Kosovë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët që prej pasluftës kanë mbajtur poste të rëndësishme në institucionet e Kosovës, po konsiderohen goditje për politikën kosovare.

13:33
A e ka bërë gjoksin? Nevina Shtylla zbulon të vërtetën në “Trotuar” (FOTO)

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, u diskutua në lidhje me operacionet plastike.

13:27
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Ruçi: I shërbeu vendit si deputet e politikan aktiv

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi,  ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit Bashkim Kopliku.

13:20
Në kërkim për vjedhje, kapet 23-vjeçari në Bulqizë

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer xhamin e një dyqani dhe vodhi.

13:04
Rritja e të prekurve me covid, nëndrejtoresha e QSUT: Nuk është e vërtetë që s’ka kapacitete

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes një komunikimi të nëndrejtoreshës së QSUT, dr. Arjana Strakosha informon se do të hapet pavioni i tretë në spitalin Covid3.

12:57
Arrestohen dy shoferë të dehur në Durrës

Dy shoferë janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi kanë qarkulluar të dehur.

12:41
Reali, vetëm barazim me Villarreal, Atletico mund Barçën

Atletico Madrid dhe Diego Pablo Simeone festojnë fitoren 1-0 ndaj Barcelonës, një sukses ky i arritur falë një paraqitjeje solide që ishte në gjendje që të shuante çdo ambicie për fitore të skuadrës katalanase e cila e sheh veten në vendin e 12 në klasifikim me vetëm 11 pikë të grumbulluara, 9 pikë më pak se Atletico që e sheh veten në vendet e para.

12:38
Londër/ Prangoset dibrani, në metro me pistoletë në brez

Një shqiptar i cili udhëtonte në metrotë e Londrës me pistoletë në brez është arrestuar.

12:32
Juventus ‘heq qafe’ Cagliarin, Ronaldo 2 gola

Juventus  fiton në ndeshjen e tij në mbrëmjen e së shtunës ndaj Cagliarit me rezultatin dhe për momentin e  sheh veten në vendin e dytë të klasifikimit.

12:19
Johnson nën presion, jo zbutje masash për Krishtlindje

Boris Johnson do të mbledhë online kabinetin e tij për të vendosur se si njerëzit do të mund ti kalojnë krishtlindjet para njoftimit të një plani të ri dimëror për koronavirusin.

12:17
Pandemia e Covid 19 vendos në sprovë spitalet gjermane

Gjermania konsiderohej mbështetje për vendet e tjera evropiane dhe një model suksesi në luftën ndaj koronavirusit, gjatë valës së pranverës.

12:14
Pandemia në SHBA, në Kaliforni nis ndalim qarkullimi

Kalifornia filloi ndalimin e qarkullimit gjatë natës të shtunën në një përpjekje për të ndalur infektimet me koronavirus.

12:07
Ndahet nga jeta Bashkim Kopliku/ Edhe regjisori i njohur Muharrem Fejzo humbi betejën me Covid-19

Ish-zëvendës kryeministri dhe ish Ministri I Brendshem, bashkim Kopliku e humbi betejën me Covid -19.

11:59
Kultivim kanabisi, arrestohen dy persona, nën hetim dy të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga e dy të tjerë nën hetim në Shkodër.

11:46
Të qeshurat që nuk i merr vdekja/ Sonte në Exclusive, familjarë dhe miq kujtojnë aktorin e njohur të humorit Koço Devole

Disa ditë më parë nga Covid-19 u nda nga jeta edhe aktori i njohur i humorit Koço Devole, i cili prej vitesh ishte pjesë e emisionit Fiks Fare në Top Channel.

11:39
Meta viziton kishën e Prullit, lutet për Shqipërinë

Presidenti i vendit Ilir Meta ishte sot për një vizitë në kishën e Prullit në fshatin Spiten për të parë nga afër kishën e ndërtuar nga banorët e fshatit.

11:18
Rritja e të prekurve/ Hapet pavioni i tretë i spitalit Covid3, brenda javës edhe COVID4

Vendi ynë po përballet me shifra të larta të të prekurve dhe të vdekurve nga COVID-19 prej ditësh tashmë.

11:11
Vdekja e Bashkim Koplikut, Rama: Do më mungojnë mesazhet e tij, u prehsh në paqe miku im

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së ish-zv/kryeministri dhe ish ministri i brendshëm, Bashkim Kopliku, i cili ishte i prekur me COVID-19.

11:03
Izraeli sulmon me raketa Hamasin në Rripin e Gazës

Izraeli ka kryer sulme në disa vende në Rripin e Gazës, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me raketë nga territori palestinez.

10:55
Evropa shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave para Krishtlindjes

Disa javë në përballje me valën e dytë të koronavirusit, disa vende në Evropë po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese, pas disa sinjaleve se masat e ndërmarra kanë frenuar përhapjen e pandemisë.

10:47
54 pacientë në terapi me oksigjen në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ja njoftuar se gjatë 24 orëve në këtë spital janë trajtuar 94 pacientë të hospitalizuar për Covid.

10:42
Tritol “Benz”-it të parkuar në Vlorë gjatë mesnatës, çaktivizohet nga Renea

Një makine tip “Benz” i është vënë tritol gjatë mesnatës së djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. makina e parkuar është në pronësi të S. B.

10:34
Ndërron jetë regjisori Muharrem Fejzo, Shanaj: Lamtumirë mik i miqësisë së qeshur

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Muharrem Fejzo në moshën 87-vjeçare nga COVID-19.

10:20
Tentoi të vriste një person, shpallet në kërkim 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë me armë zjarri një person në Fier.

10:14
Publikon pamjet pediatrisë së Durrësit, Rama thumbon PD-në: Të vdekurit i trazojnë me luftën qorre për pushtet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamjet e pediatrisë së Durrësit, në të cilin do të jenë gati 90 shtretër.

10:07
Fauci: Shpejtësia e vaksinave nuk e ka cënuar sigurinë e tyre

Të dhënat e dy vaksinave nga “Pfizer” dhe “Moderna” janë të besueshme dhe shpejtësia me të cilën ato u zhvilluan nuk e ka cënuar sigurinë dhe integritetin e tyre shkencor, tha sot Anthony Fauci, eksperti kryesor për Sëmundjet Infektive në SHBA dhe një anëtar i task forcës antiCOVID-19 i Shtëpisë së Bardhë.

10:02
111-vjetori i “Kongresit të Dibrës”, Meta dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Dibrën e Madhe

Ditën e sotme ai mori pjesë dhe përshëndeti akademinë solemne kushtuar 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës”, të mbajtur në Venec të Dibrës së Madhe

09:41
904 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive.

09:38
OBSH: Rezistenca antimikrobike, po aq e rrezikshme sa pandemia

Fenomeni global i rezistencës antimikrobike, po aq i rrezikshëm sa një pandemi, kërcënon të zhbëjë një shekull përparim mjekësor, paralajmëroi sot OBSH.

09:16
Pensilvani, gjyqtari federal hedh poshtë padinë e Trump për zgjedhjet

Një gjykatës në Pensilvani ka hedhur poshtë një padi të fushatës Trump që kërkonte shpalljen të pavlefshme të miliona votave me postë në shtetet fushebeteja.

08:53
Afrikë, mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Në Afrikë numri i rasteve me covid-19 ka arritur në rreth 2 milionë e 70 mijë.

08:50
Turqi/ 5.532 raste të reja dhe 3.233 të shëruar nga COVID-19

Turqia raportoi 5.532 raste të reja me  COVID-19 dhe 3.233 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

08:33
Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot është Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

08:26
Samiti virtual i G20-s: Një mikpritës problematik

Presidentja e radhës së G20-s, Arabia Saudite drejton samitin dyditor të 20 vendeve më të fuqishme të botës (21-22.11). Një vend që është në qendër të kritikave për shkak të situatës së të drejtave të njeriut aty.

08:23
Marrëveshja e Dayton-it: Ka ardhur koha për drejtësi për Bosnje-Hercegovinën!

Pas më shumë se tre vitesh luftime palët në konflikt ranë në ujdi më 21 nëntor 1995 në Dayton/Ohie për një Marrëveshje të Paqes për Bosnje-Hercegovinën, si edhe një kushtetutë që deri më sot e paralizon vendin.

08:20
Koronavirusi i merr jetën në moshën 87-vjeçare regjisorit të njohur Muharrem Fejzo

Regjisori i njohur shqiptar Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare nga COVID-19.

08:11
T’i jepet fund mobbing-t të Sofjes ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria kërkon nga vendi fqinjë, Maqedonia e Veriut, që të pranojë gjoja rrënjët e veta bullgare. Ky është qartazi një manovrim për politikë të brendshme, mendon ish-diplomatja Gudrun Steinacker.

07:44
Ulen ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore do të kemi edhe reshje bore.

E shtunë, 21 Nëntor 2020
23:27
Përsëritet historia! Florjan Binajt i grisen sërish pantallonat LIVE në emision dhe “fajin” e ka “Burbuqja”!

Në puntatën e sotme të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën të qeshurat dhe surprizat nuk kanë munguar.

23:13
Valbona Mema në Shiko Kush LUAN: “Luana Vjollca është perfeksion!”

Në puntatën e nëntë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollcën ishte e ftuar këngëtarja e mirënjohur Valbona Mema.

23:13
Valbona Memës i realizohet ëndrra e fëmijërisë në Shiko Kush LUAN!

Mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte e ftuar këngëtarja Valbona Mema.

23:05
Young Zerka dhe Kiara Tito mund të jenë çifti më i ri në showbiz dhe na e konfirmuan në “Shiko Kush LUAN”

Prej ditësh Kiara Tito dhe Young Zerka po përfliten për një lidhje dashurie dhe “fajin” e kanë postimet e tyre në lojën e telefonit në spektaklin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

23:04
Ekskluzive/ Young Zerka zbulon për “Shiko Kush LUAN” bashkëpunimin me reperin e njohur shqiptar!

Këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollcën ishte i ftuar këngëtari i njohur Young Zerka.

23:04
Rrëfehen për Shiko Kush LUAN: Young Zerka dhe Kiara Tito zbulojnë mesazhet me ishat e tyre

Kiara Tito dhe Young Zerka ishin dy ndër të ftuarit e mbrëmjes në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

22:59
Vaksinimi anticovid, Pfizer aplikon për injektimin e parë në SHBA

Pfizer dhe partneri i saj BioNTech do të bëjnë sot kërkesën për autorizimin e vaksinës anticovid në SHBA.

22:35
Cili është më i pasur? Remzie dhe Nexhat Osmani i zbulojnë të gjitha për Shiko Kush LUAN!

Mbrëmjen e sotme të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishin të ftuar Remzie e Nexhat Osmani, dy këngëtarët e famshëm vëlla e motër nga Kosova.

22:34
Maqedonia e Veriut regjistron 25 të vdekur dhe 1.128 të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut edhe të shtunë janë regjistruar shifra të larta të viktimave dhe të infektuarve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

22:20
​U mposht nga Mourinho, reagon Pep Guardiola

Tottenhami e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez, Premier League, përcjell KosovaPress.

22:07
I prekur me COVID-19, ndërron jetë ish-zv/kryeministri dhe ish ministri i brendshëm, Bashkim Kopliku

Covid-19, i ka kushtuar jetën një tjetër figure të njohur të vendit tonë. Së fundmi ka ndërruar jetë i prekur me COVID-19, ish-zv/kryeministri dhe ish ministri i brendshëm, Bashkim Kopliku.

22:04
Shiko Kush LUAN/ Young Zerka qenka single dhe si duket këngën e fundit ia ka dedikuar Ronelës!

Young Zerka ishte një ndër të ftuarit e puntatës së nëntë të Shiko Kush LUSN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

22:02
Mavrovë dhe Duf, historia e fshatrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Në Mavrovë, kanë jetuar shqiptarë dikur ortodoksë dhe myslimanë, por me kalimin e kohës u asimiluan në maqedon. Cila është historia e tyre? Në liqenin e Mavrovës një kishë ka dalë në dritë.

21:56
Shiko Kush LUAN/ Ervin Salianji rrëfehet për lidhjet e fshehta dhe zbulon se politikanët mashtrojnë shumë!

Ervin Salianji ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

21:51
Protesta të dhunshme pas vrasjes së njeriut me ngjyrë nga siguria në Brazil (foto dramatike)

Vrasja brutale e një njeriu më ngjyrë në dorë të dy rojeve të bardhë të sigurisë ka ndezur protesta të forta anti-racizëm në Brazil.

21:33
Pozat e pabesueshme të luanit në sulm, peshkaqenit në gjueti, finaliste të kompeticionit të botës së egër

Një luan madhështor, një peshkaqen i pamëshirshëm dhe një familje gepardësh që shikojnë nga kamera, ishin finalistet kompeticionit fotografik 2020 Wilderness Safaris.

21:13
Shifra tragjike nga Covid-19 në Itali

Italia ka regjistruar një tjetër bilanc të zi nga COVID-19 duke shënuar 692 viktima në 24 orët e fundit.

20:59
Nxënësit italianë mësojnë jashtë shkollave në protestë të mbylljes prej Covid-19

Lëvizja nisi fillimisht me 12-vjeçaren Anita Iacovelli në Torino, e cila thotë se kërkon të përhapë mesazhin se shkollat janë të sigurta.

20:40
Korçë/ Ulen ndjeshëm temperaturat, zbardhet nga dëbora Dardha

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në juglindje të vendit më konkretisht në fshatin turistik të Dardhës.

20:35
​Atletico Madrid – Barcelona, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes derbi të kësaj xhiroje të La Ligas ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës, përcjell KosovaPress.

20:30
Ngjarja që shokoi Francën; Jonathan Daval burgoset 25 vjet për vrasjen e gruas

Një burrë është dënuar sot me 25 vjet burg për vrasjen e gruas së tij dhe djegien e trupit të saj, në një rast qe shokoi Francën.

20:24
Qendra Kennedy hap dyert në mes të pandemisë

Rritja e pakontrolluar e rasteve të koronavirusit në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe paqartësia mbi kohëzgjatjen e kësaj situate e kanë bërë të pamundur kthimin në normalitet për periudhën afatshkurtër.

20:22
“Mi kanalesh”/ E kapi duke tradhtuar, ish-bashkëshortja shpërthen ndaj futbollistit të Manchester United (FOTO)

Patrice Evra, ish-futbollisti i njohur i Manchester United dhe Juventusit është fejuar zyrtarisht me modelen holandeze, Margaux Alexandra (25 vjeçe), vetëm një muaj pasi u divorcua nga ish-bashkëshortja e tij, Sandra (39-vjeçe), me të cilën ishte i lidhur prej 25 vitesh. Francezi e zyrtarizoi lidhjen me bukuroshen e pasarelave në Instagram.

20:08
Kosovë/ Instituti Shëndetësorë: Virusi është gjithandej, mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po vazhdon me apelin për kujdes ndaj virusit vdekjeprurës Covid-19.

20:07
Gjen portofolin që kishte humbur 26 vite më parë në plazh, australiani habitet nga…(VIDEO)

Paul Davis nga Australia kishte humbur portofolin 26 vite më parë në një fshat piktoresk i quajtur Lenocks Hedu, ndërsa po festonte Vitin e Ri në plazh.

20:07
5 të arratisur nga burgu në Liban vdesin në aksident me makinën e ikjes (Foto)

Pesë të burgosur kanë vdekur sot kur makina e tyre e arratisjes u përplas me një pemë, pas një daljeje masive nga burgu në Liban.

19:51
Vllaznia-Tirana, triumfojnë vendasit/ Shkodranët fitojnë 3-2 klasiken

Vllaznia është fituesja e klasikes së futbollit shqiptar, duke i shkaktuar Tiranës kampiones së vendit humbjen e dytë në këtë sezon në Superligë me shifrat 3-2. Në “Loro Borici ” shkodranët janë ata që marrin përsipër të kalojnë gjithmonë në avantazh.

19:51
KED insiston në parregullsi/ Vitore Tusha del edhe mbi ligjin. Nuk pranon kontrollin nga ILD

Këshilli i emërimeve në Drejtësi vijon në linjën e diskutueshme në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Gjykata administrative gjeti shkelje të procedurës duke shfuqizuar disa prej vendimeve, për ndalimin e kandidimit, dhe duke i kërkuar KED riparimin e shkeljeve proceduriale.

19:46
Miliona euro për kurim në Turqi/ Nga Shqipëria janë nisur 270 avionë. Ja tarifat e kurimit nga Covid

“Trajtimi për kurimin e virusit Covid-19 po u kushton shumë para shqiptarëve. Të pasurit po zgjedhin të luftojnë infeksionin në vendet fqinje duke u larguar me chartera të dedikuar, fatura që kapërcejnë mijëra euro.”

19:41
Shpërthen Zidane: Kjo është turpëruese

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur shumë i zhgënjyer pas barazimit 1-1 ndaj Villarealit në La Liga, përcjell KosovaPress.

19:40
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur mënyrën e kthimit prapa të procesit të plakjes

“Po kthehemi prapa në kohë,” tha Prof. Shai Efrati.

19:38
Akuzat për Bashën, debate në Kosovë/ Çfarë ndodhi pas deklarimeve të Bellanicës dhe Gashit

Dëshmitë e qytetarëve e ish anëtarëve të UCK-së lidhur me angazhimin e Lulzim Bashës brenda UNMIK, janë përcjell me debat edhe nga studiot televizive në Kosovë.

19:18
Arrestohet mjeku gjerman, u dha injeksion vdekjeprurës dy pacientëve me COVID

Policia gjermane ka hapur një rast hetimi në qytetin Essen, ku një mjek dyshohet se u ka injektuar dy pacientëve të prekur me COVID-19 një injeksion vdekjeprurës, shkruan The Guardian.

18:58
Seks me klientët për të shtuar shitjet/ FBI heton kompaninë e “meditimit orgazmik”

Kompania amerikane e mirëqenies fizike ‘OneTaste’ po hetohet nga autoritetet pas akuzave se këshillonte stafin e saj të bëjë seks me klientët e mundshëm, për të shtuar shitjet e atyre që quante sesione të “meditimit orgazmik”.