Foto ilustruese

Një makine tip “Benz” i është vënë tritol gjatë mesnatës së djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. makina e parkuar është në pronësi të S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas dhe bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse. Akoma nuk dihen shkaqet se përse i është vënë tritol dhe nëse personi është në konflikt me të tjerë.

 Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se  poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat  pas veprimeve të para  bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel