Seks me klientët për të shtuar shitjet/ FBI heton kompaninë e “meditimit orgazmik”

21/11/2020 18:58

Kompania amerikane e mirëqenies fizike ‘OneTaste’ po hetohet nga autoritetet pas akuzave se këshillonte stafin e saj të bëjë seks me klientët e mundshëm, për të shtuar shitjet e atyre që quante sesione të “meditimit orgazmik”.

Kompania e mohon këtë por mediat vendase e quajnë “biznesin” një “kult orgazme që drejtohej nga një femër me atribute prej Mesie”.
FBI është duke hetuar praktikat e kompanisë prej pretendimeve të prostitucionit.

OneTaste u themelua në vitin 2004 nga Nicola Daedone në Kaliforni dhe fokusohet në praktikën e “meditimit orgazmik”. Në një prej praktikave të OneTaste, grave të zhveshura nga mesi e poshtë u stimulohet klitori për 15 minuta nga një burrë, qoftë nga partneri i tyre ose nga një tjetër klient.

Kompania që tashmë njihet si “kult seksi” po hetohet për akuza si trafikim seksual, prostitucion dhe shkelje të ligjeve të punës.

Mijëra njerëz raportohet se ishin regjistruar për të mësuar mbi “meditimin orgazmik” për të cilin drejtuesja e kompaisë premtonte se do të përmirësonte jetën e tyre seksuale. Daedone insistonte gjithashtu se praktika një do të do të përhapet njëlloj si joga apo meditimi tradicional.

Disa nga sesionet e saj kushtojnë deri në $60,000 dhe ish-klientë thonë se janë futur në borxh për të paguar sesionet e shtrenjta.
Ndërsa ish punonjëse të kompanisë kanë akuzuar se u është thënë të kryejnë marrëdhënie seksuale me klientë të mundshëm për të mbyllur shitjet.

Biznesi është ndaluar të kryejë aktivitetin gjatë kohës së hetimeve nga FBI.

Gazetarja amerikane Nastaran Tavakoli-Far ka krijuar një dokumentar të titulluar “Kulti i Orgazmës” gjatë investigimit mbi kompaninë, dhe ka folur me dhjetra njerëz për eksperiencat e punës së tyre me grupin.

Një ish-kliente e kompanisë që më pas u bë e punësuar, tha se kishte mbetur me stres post-traumatik kur u largua nga grupi.

Ajo thotë: “U diagnostikova me PTSD (stres post-traumatik) kur u largova nga OneTaste. Isha e tmerruar. Rreth dy vjet vuajta nga makthe, një sens i thellë depresioni, vetmie dhe vetëvlerësim i ulët.”

Daedone thotë se e ka mesuar praktikën e saj të meditimit “orgazmik” nga një murg budist.
Hetimet vazhdojne.

FOTO GALERI
1/4
Kompania amerikane e mirëqenies fizike ‘OneTaste’ këshillonte stafin e saj të bëjë seks me klientët e mundshëm, për të shtuar shitjet e "meditimit orgazmik".

Top Channel