Ekskluzive/ Young Zerka zbulon për “Shiko Kush LUAN” bashkëpunimin me reperin e njohur shqiptar!

21/11/2020 23:04

Këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollcën ishte i ftuar këngëtari i njohur Young Zerka.

Ai u bë pjesë e sfidës së telefonit përballë moderatores Kiara Tito, në të cilën duhet të tregonte nga telefoni i tij atë ç’ka përcaktohej në mënyrë automatike nga regjia.

Një nga “dënimet” e Zerkës ishte të tregonte një demo të një nga këngëve që do të publikohet së shpejti.

Zerka nuk nguroi dhe na tregoi demon e këngës më të re të tij dhe në mënyrë ekskluzive për Shiko Kush LUAN zbuloi se bashkëpunimi i tij i radhës është me Lumi B, i cili është një reper shumë i dashur për publikun.

Top Channel