Vendi ynë po përballet me shifra të larta të të prekurve dhe të vdekurve nga COVID-19 prej ditësh tashmë.

Burime nga QSUT thanë për Top Channel se do të hapet pavioni i tretë i spitalit Covid 3. Gjithashtu brenda javës do të hapet edhe spitali Covid 4.

Në total në 4 spitalet Covid janë 550 shtretër, ku në spitalin COVID 3 janë 150 shtretër, pavioni i fundit me 50 shtretër, ndërsa  Covid 4 që do të hapet brenda javës ka 100 shtretër.

Përveç spitaleve në kryeqytet, ku është përqendruar edhe numri më i madh i të prekurve me covid, gjithashtu do të hapen disa spitale rajonale për trajtimin e pacientëve.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë të intubuar.

Rritja e kapacitete në spitale dhe hapja e COVID4 ka ardhur pas rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19. Kujtojmë se në vend janë 32.196 persona pozitivë, ndër ta 16.042 aktivë. Fatmirësisht kanë arritur të fitojnë betejën 15.469 pacientë të prekur me COVID dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë 685.

Top Channel