Tiranë/ Po udhëtonte pranë një kantieri ndërtimi, humbet kontrollin e automjetit, regjistrohet 1 viktimë

22/11/2020 16:05

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në Tiranë.

Rreth orës 15:00 të kësaj të diele, drejtuesi i mjetit me iniciale N. K, ishte duke qarkulluar në një zonë që është kantier ndërtimi, ku si pasojë ka lënë të dëmtuar dy nga pasagjerët me të cilët udhëtonte me iniciale, B.K dhe B.K. Ndërsa pasagjeri tjetër, me iniciale H.D i moshës 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Policia bën me dije se efektivët dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.

 

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel