Në Mavrovë, kanë jetuar shqiptarë dikur ortodoksë dhe myslimanë, por me kalimin e kohës u asimiluan në maqedon. Cila është historia e tyre? Në liqenin e Mavrovës një kishë ka dalë në dritë.

Edhe pse e lënë prej vitesh e zhytur në ujë duke e lejuar të mbytet, ajo e ka ruajtur pamjen e saj.

Përse ka ndodhur kjo?

Ilnisa Agolli, kalon kufirin dhe shkon drejt Maqedonisë se Veriut duke na paraqitur dhe historinë e malësisë së Rekës, në një nga fshatrat me rëndësi të madhe sa i takon rrënjëve të qytetërimit dhe kulturës në këto troje shqiptare. Në fshatin e rilindasit të madh Josif Bageri ku i ka rrënjët dhe Rilindja Shqiptare dhe ku aktualisht jeton vetëm një familje. 180-të vite përpara është ndërtuar xhamia e parë e fshatit.

Si duket ajo? Ku duhet të shkojmë dhe çfarë duhet të vizitojmë kur jemi këtu?

Vlen për t’u parë ky program në ciklin “Fshatrat e Shqipërisë”, i cili pos të tjerave na bën të ndjehemi krenar duke ngritur jo vetëm kokën tonë por dhe shpirtin e një kombi i cili duket se ia ka dalë dhe do ia dalë gjithmonë.

Top Channel